Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Muzikë në portrete” – koncerti i ri i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare

Foto: BNR

“Muzikë në portrete” është programi i ri i Orkestrës për muzikë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov. Do ta dëgjojmë më 22 maj në studion numër 1 të radios. Pas titullit origjinal fshihet me të vërtetë një projekt interesant, në të cilin miq-solistë janë disa formacione të shkëlqyera folklorike.

“Për herë të radhës kemi përgatitur shumë pijes interesante – tregon Dimitër Hristov. – Bashkë me kolegët e mi nga orkestra duam të prezantojmë portrete të vërteta muzikore të miqve tanë në projekt. Me guxim mund të them se kemi ftuar disa nga grupet më të mira të dhomës në Bullgari. Publiku dhe tek ne, dhe jashtë shtetit njeh mirë “Eva kuartet”. Të katër vajzat janë pjesë nga “Misteri i zërave bullgarë”. Tanimë kanë pas shpine disa albume dhe mijëra shfaqje dhe koncerte. Kemi përgatitur pjesa për kuartet dhe orkestër, këngë solo në shoqërimin tonë, dhe po kështu dhe interpretime akapele. Posaçërisht për koncertin janë krijuar dhe aranzhimet, të cilat do ti prezantojnë muzikantët e shkëlqyer Hristina Baleva – tambura dhe Petër Millanov – kitarë. Kjo duo akustike kohët e fundit botoi diskun e vet të dytë më vete, i pranuar nga publiku me një interes të madh. Miqtë dhe adhuruesit tanë do të kenë mundësi të dëgjojnë trion më të re në kitarë “3G”. Në përbërjen e tij janë Angjell Dimitrov dhe Nikollaj Antov – solistë të orkestrës sonë, si dhe virtuozi i njohur Ateshhan Juseinov. Jam i bindur, se do të ofrojmë një koncert jashtëzakonisht interesant, kushtuar muzicimit perfekt të dhomës dhe simbiozës së tij me artin orkestral.”

Në koncertin “Muzikë në portrete” janë përfshirë dhe pijes të reja orkestre, të shkruara dhe të aranzhuar posaçërisht për rastin. Në to do të dëgjojmë si solist disa nga instrumentalistët e Orkestrës për Muzikë Popullore – Krëstjo Dimov, Nedjallko Nedjallkov, Kostadin Gençev, Pejo Peev, Dimitër Llavçev e të tjera.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD