Vitet e fundit skena bullgare e xhazit është një vend tërheqës për shumë muzikantë të talentuar bullgarë. Ndër ta dallohet pianisti Mirosllav Turijski – një emër, të cilin do të dëgjojmë gjithnjë e më shpesh. Si çdo muzikant, i cili tani nis rrugën krijuese, edhe ai nuk pushon së eksperimentuari.
“Fillova t’i bie pianos që kur isha në klasën e parë dhe kështu në vazhdim të gjashtë viteve – tregon Mirosllav. – Mirëpo, prindërit vendosën, se muzika nuk është një profesion me perspektiva dhe prandaj më orientuan te shkencat e sakta. Më pranuan në Gjimnazin Matematikor në qytetin e lindjes Pllovdiv. Kur isha 16 vjeçar në shkollë u formua një grup. Nuk ishin shumë nxënësit si unë, të cilët të zotëronin t’i bien ndonjë vegle muzikore. Kështu hyra në grupin e parë. Pasi mbarova arsimin e mesëm vazhdoi studimet në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” specialitetin fizikë. Mirëpo, dy vjet më vonë vendosa, se kjo nuk është për mua. Në atë kohë nisa që më seriozisht t’i bie pianos. U përgatita për provimet e Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”, ku më pranuan në degën “Pop dhe xhaz”. Pasi mbarova arsimin e lartë në vitin 2006 për një kohë jetova jashtë shtetit, ku grumbullova një përvojë të pasur. Në fakt kjo është një eksperiencë tepër e rëndësishme praktike për çdo muzikant. Prej pesë vitesh jetoj dhe punoj në qytetin Pllovdiv. Në Akademinë e Artit Muzikor, Valltar dhe Figurativ jap mësimet e pianos stilet “pop” dhe “xhaz”. Ekzekutoj dhe krijoj muzikë dhe më tepër i gëzohem jetës.”
Pianisti i talentuar Mirosllav Turijski krijoi një formacion tjetër të vet në vitin 2012 – një septet me emrin “Turijski bras bend”. I njëjti vit grupi u prezantua në forumin e xhazit në Haskovo. Me këngëtarin Petër Sallçev dhe basistin Aleksandër Llekov – gjithashtu pedagogë në Akademinë e Plovdivit, të tre bashkuan disa muzikantë të rinj. Qëllimi është të afirmojnë xhazin në skenat e qytetit. Anëtarët e tjerë të septetit janë Aleksandër Kamenov – bateri, Venelin Georgiev – alt saksofon, Cveta Karageorgieva – tenor saksofon, Georgi Zajkov – trumbetë, Ivan Todorov – trombon. Më shumë hollësi prapë sjell Miro Turijski: “Idenë e provokova vet unë, sepse desha të shikoj, a mund të krijoj muzikë për një grup të tillë. U mblodhëm disa studentë dhe disa kolegë – pedagogë. Bëra disa aranzhime, të cilët më vonë u kthyen në një program të tërë. Kështu zbulova interesin tim ndaj këtij tipi të muzikës, domethënë ndaj muzikës së shkruar me nota. Ajo më tepër i afron muzikës klasike, se sa asaj xhaz.”
Grupi debutoi në skenën e një klubi të Sofjes vitin e kaluar. Cilat janë planet e grupit për këtë vit?
“Krahas projekteve me fyelltarin e njohur bullgar Teodosij Spasov, kam ndërmend të realizoj programe me këngëtarin Petër Sallçev, me muzikantin Mlladen Dimitrov – bateri, i njohur më tepër si DJ Mr.Moon – bën plane Mirosllav. – Bashkëpunoj edhe me muzikantë të tjerë të njohur. Me këngëtaren xhaz Mirosllava Kacarova do të incizojmë një album prej autori me muzikë dhe aranzhime të mia. Edhe me grupin “Hart Bijt Kuartet” kam ndërmend të incizoj një projekt tjetër. Do të punoj edhe me formacionin “Turijski bras bend”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..