“Vizita ime në Bullgari e ndryshoi krejtësisht përfytyrimin tim për vendin” – këtë e deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë video-gazetari nga CBC Kanadaja Sajmën Gardnër. Zoti Gardnër punon si reporter i lajmeve në kryeqytetin Otava, në resorët e korrupsionit, krimeve dhe politikave të bashkive. Ai ka marrë përfytyrim për Bullgarinë nga fotografitë në internet, të cilat e paraqitin bukurinë e natyrës bullgare. Megjithatë qëndrimi paraprak i gazetarit ndaj Bullgarisë ka qenë më tepër negativ... deri në momentin e mbërritjes së tij në Bullgari, kur të gjitha përfytyrimet negative u zëvendësuan nga përshtypje të mrekullueshme:
“Ky ishte një udhëtim i shkëlqyeshëm. Sigurisht që nga fotografitë në internet kisha kuptuar se bëhet fjalë për një vend me natyrë shumë të bukur, por në përgjithësi përfytyrimet e mia, si dhe përfytyrimet e bashkatdhetarëve të mi nga Kanadaja, ishin për një vend të errët, përfytyrime të cilat ndoshta u detyrohen përshtypjeve që nga periudha e Luftës së Ftohtë. Por pasi njeriu mbërrin këtu, sheh një kryeqytet të klasës botërore dhe një vend të mrekullueshëm. Natyra juaj është jo më pak e ruajtur dhe e bukur nga ajo kanadeze. Asgjëkund nuk pashë ndotje dhe përshtypja ime kryesore është se jashtë Sofjes dhe në rajonet rurale njerëzit jetojnë në një harmoni të plotë me natyrën.”
Për qëndrimin e tij të shkurtër në Bullgari Sajmën Gardnër vizitoi mjaftë vende, ndër të cilat janë dhe fshati Arbanasi dhe Manastiri i Rillës. Gardnërit i bënë përshtypje të madhe kushtet e turizmit fshatar dhe kuzhina e shijshme bullgare. Duke qenë një adhurues i madh i birrës, ai e vuri birrën e prodhuar në Bullgari në një nivel botëror. Gazetarit i bëjnë një përshtypje të mirë edhe çmimet e ulëta të kuzhinës sonë tradicionale dhe të alkoolit. “Hotelet janë me çmime të mira, kurse perimet, sallamet dhe mishi janë ndër më të shijshmet, që kam shijuar” – shton ai.
Çfarë është profili i turistëve, të cilët e vizitojnë vendin e tij?
“Kanadaja, si edhe Bullgaria, e pranon turistët nga mbarë bota. Këtu vijnë grupe të mëdha kineze, japoneze dhe evropiane, kurse shumë amerikanë mbërrijnë në vendin tonë për shkak të gjuajtjes dhe peshkimit. Në Bullgari u takova me shumë turistë amerikanë dhe australianë, të cilët, si unë, kanë përshtypje të shkëlqyeshme nga vendi juaj.”
Problemi kryesor sipas Sajmën Gardnërit, është fakti se nuk dihet shumë për vendin tonë jashtë. “Bullgaria, si dhe Polonia, Hungaria dhe Rumania, nuk janë ndër vendet, për të cilat i vjen ndër mend turistit të huaj, duke bërë plane për të udhëtuar jashtë – shpjegon gazetari kanadez. – Për turistët këto vende janë të varfra, me kushte të këqija atmosferike dhe ndoshta këto përshtypje u detyrohen kujtimeve nga përpara 30-40 vitesh. Kështu qe për mendimin tim duhet ta reklamoni Bullgarinë më shumë. Duhet ta vini theksin te natyra juaj e bukur. Keni një gërshetim unikal prej malesh, qytetesh të vogla, fshatrash të bukura, rajonesh malore, luginash të bukura, keni det dhe një kryeqytet të nivelit botëror. Nga pikëpamja ime këto janë gjërat më interesante. Unë pash gjithashtu uzina dhe godina të braktisura, të cilat ende janë në vendin e vet dhe simbolizojnë periudhën e tranzicionit, përmes së cilës kalon vendi juaj gjatë disa viteve të fundit, nga sistemi sovjetik drejt atij modern evropian. Në Kanada nuk mund të shihet një gjë e tillë, nuk disponojmë dëshmi të tilla nga e kaluara.”
Sipas Gardnërit Bullgaria duhet të ruajë monumentet e saj nga e kaluara dhe t’i shndërrojë në atraksione turistike. “Vizitova një fabrikë të vjetër për prodhim cigaresh. Po, për ju kjo është një pamje e shëmtuar, por për mua, si turist, ky ishte një atraksion i vërtetë”, tha në përfundim gazetari kanadez.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..