Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Opera Open”: Vera e yjeve të operës në qytetin Plovdiv

БНР Новини
Foto: Opera Open

Më 17 qershor në qytetin e Plovdivit fillon “Opera open” – një platformë e re krijuese, një vazhdim të mbrëmjeve tradicionale të Verdit. Ekipi organizativ i ngjarjes ka përgatitur festë për fansat me një prani jashtëzakonisht të fortë ndërkombëtare. Dëshira e drejtores së operës së Plovdivit, regjisorja Nina Najdenova është të zgjojë interesin e të rinjve drejt kësaj muzike dhe t’i tërheq ndaj artit. Prandaj programi ka mbledhur tituj të njohur. Fillimi është me kantatën skenike të Karëll Orfit – “Karmina Burana”, në interpretim të grupit të Operës Shtetërore të Plovdivit nën shkopin e Dian Çobanovit. Mbi këtë muzikë koreografja Borjana Seçanova ve një spektakël muzikor të vallëzimit, një nga më të suksesshmit në repertorin e baletit “Arabesk”.

Drejtori artistik i festivalit “Opera open” është dirigjenti Ivan Angjellov: “Ne po mundohemi të bëjmë ngjarje, që të jetë vazhdim të festivalit të Verdit, por me aksentë të reja – tregon Ivan Angellovi. – Skena përsëri do të jetë Teatri Antik në Plovdiv, një nga kartëvizitat e qytetit. Kanë përfshirë dhe shfaqje të qarta. Mes tyre është adaptimi mbi “Perëndimi i hyjnive” nga Vagneri, me një dramaturgji interesante në kuadrin e një spektakli prej dy orëve. Kemi ftuar yllin e festivalit të Bajrojtit – Elizabet Strid. Sopranoja e re suedeze tanimë ka punuar me dirigjent dhe regjisor të njohur, kurse angazhimet e saj e shpien në Gjermani, Gjeorgji dhe ShBA. Për herë të parë ajo do të jetë për vizitë në Bullgari. Në program ka koncert, me të cilin do të shënojmë 100 vjetorin nga lindja e Boris Hristovit. I ftuar do të jetë gjeorgjiani Paata Burçulladze, i cili interpreton role kryesore nga repertori i skenave më të mëdha të operës: Metropoliten, Lla Skala e të tjera. Sigurisht do të prezantojmë vepra të Verdit, ndër të cilat “Aida” me pjesëmarrjen e sopranos kineze Hui He. Sot ajo kërkohet shumë për rolet dramatike të Aidës, Toskës dhe Ço-Ço-Sanit. Këndon në teatrot nga Vjenë e deri në Nju Jork. Në Plovdiv, Hui He do të vijë më 20 qershor. Një ditë para kësaj date sopranoja kineze do të interpretojë në “Arenën di Verona”. Publiku do të shijojë tri përjetime të operës. 

Në Festivalin do të marrin pjesë po ashtu dhe këngëtarët bullgarë të operës. Vlladimir Stojanov – baritoni ynë i mrekullueshëm do të interpretojë rolin e Markiz Pozës në “Don Karlos”. Kjo është shfaqja më e re-kooprodhim me operën e qytetit Stara Zagora. Në spektaklin “Aida” partner i Hui He kineze do të jetë tenori Kamen Çanev, i cili ka një karrierë të shkëlqyer botërore. Gëzohem se ata ju përgjigjënftesës tonë. Shpresoj që festivali të jetë në nivelin e duhur. Interesi ndaj tij është i madh, ka kërkesa për bileta nga i gjithë vendi. Kurse të gjithë të huajt, të cilët e shikojnë Teatrin Antik në Plovdiv mbeten të mahnitur dhe thonë se, kjo skenë duhet të shfrytëzohet në mënyrë të plotë vlefshme. Festivali i operës është një mundësi e shkëlqyer për këtë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD

Pas dy albumeve solo Petko Sllavov prezantoi këngën e tij më të re

Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..

botuar më 25-01-28 6.40.PD
Kristina Donçeva

"Te dua"

Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..

botuar më 25-01-27 6.20.PD