Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjashtë koncerte në një skenë në edicionin e pestë të “Sofia Rocks”

БНР Новини

Më 6 korrik stadiumi “Akademik” do të bëhet arena e festivalit tradicionalSofia Rocks”. Përgatitja e publikut për të filloi gjatë muajit maj me një serë mbrëmjesh tematike në klubet në Sofje, Burgas, Varna, Veliko Tërnovo dhe Plovdiv. Në to fansat dëgjonin, këndonin dhe vallëzonin në unison me grupet e tyre të dashura që do t’i shohin në festivalin e sivjetshëm. Kishte edhe çmime – bileta për shoun në stadiumin “Akademik”. Hollësi për Sofia Rocks” 2014 mësojmë nga Petër Petrov nga “Balkan Entertainment”, organizator i aktivitetit.

“Ky është edicioni i pestë i rok maratonës. Ajo zhvillohet brenda një dite dhe në skenën dalin gjashtë grupe të njohura në botë. Kemi përgatitur program me hedlajnerë30 Seconds To Mars”dhe“The Offspring”. Përzgjedhjen e kemi bërë sipas asaj cili grup mund të vijë në këtë kohë në Bullgari. Sivjet festivali është pak më ndryshme – muzika nuk është hevi-metal, më tepër pop-rok. Me të do të gëzojmë publikun e ri që me padurim po pres të shohë grupet e veta të dashura. Çdo një grup ka përgatitur program të plotë, kështu që publiku do të shohë 6 koncerte në një vend.

Tashmë kuptuam një pjesë prej personazheve në skenën e “Sofia Rocks 2014”. Një prej grupeve më me zë aktualisht 30 Seconds To Mars” premton një shou dy orë. Muzikantët nga “The Offspring” do të interpretojnë meloditë e tyre më të suksesshme si edhe kompozime nga albumi i tyre “Smash”, që ka fituar gjashtë çmime platini. Në festivalin do të marrin pjesë edhe “Mando Diao”, që gjatë muajit prill botuan edhe diskun e tyre të ri “Aelita”. Ndër miqtë në “SofiaRocks 2014” është edhe grupi amerikan “Skillet”. Atmosfera do të plotësohet edhe nga grupi francez “Alcest” dhe njeriu – orkestra Osssy. E tillë është tabloja muzikore që parashikohet për 6 korrik në Sofje në stadiumin “Akademik”.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografia është ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD
Hristo Jocov

Prof. Hristo Jocov – mes klasikës dhe xhazit, ku historitë përjetohen

"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..

botuar më 25-02-13 9.05.MD

"Diku atje"... dashuria ekziston

Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..

botuar më 25-02-11 6.20.PD