Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Birra shtëpiake në kërkim të larmisë së shijeve dhe aromave

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Nuk ka asgjë më të bukur nga birra e ftohtë me miq gjatë fundjavës. Nëse bira është përgatitur në shtëpi, kënaqësia është akoma më e madhe. Në shoqëri dita kalon pa e ndjerë, ndërsa historitë që do të mësosh rreth kazanit për zierjen e birës janë të denjë që të mblidhen në libër. Një prej tyre është se shpikësi i birës shtëpie në vendin tonë është poeti dhe luftëtar për çlirim kombëtar të Hungarisë, Lajush Koshut, i cili është vendosur për banim në qytetin Shumen (Bullgari Verilindore). Atje në vitin 1850 së bashku me disa bashkatdhetarë të tij kanë filluar të prodhojnë birrë. Mendohet se kjo është birra e parë prodhuar në trojet tona.

Për herë të parë takova Dimitër Gerogievin dhe Bozhidar Aleksandorvin në festivalin Beer Relation në Parkun Jugor të kryeqytetit, ku pata mundësi të provojë birrën e tyre të përgatitur në shtëpi. Tani për tani e përgatitin për kënaqësi dhe përdorim personal dhe për miq e vet, por shpresojnë se do të mund të zhvillojnë prodhimin dhe të regjistrojnë mini fabrikë të vet me brand të vet.

Për problemet dhe pengesa ligjore para kësaj nisme të tyre tregon Bozhidar Aleksandrovi:

“Si prodhues i birrës në shtëpi, kuptohet që kam menduar ta kthejë në biznes të vogël dhe pastaj birrën tonë ta ofrojnë në lokale dhe dyqane. Por për fat të keq legjislacioni në Republikën e Bullgarisë nuk na lejon këtë. Them nuk na lejon sepse që të regjistrojë një fabrikë të vogël për birrë në ligj është shkruar se duhet të prodhojë nga 0 deri në 2 milion litra birrë. Unë si prodhues në shtëpi do të prodhojë nga 1 mijë deri në 2 mijë litra për vit. Por duhet të bëjë investim sikur për një uzinë të madhe që të mund të prodhojë. Duke i shtuar edhe lejet e tjera nga Siguria Kundër Zjarrit, Kontrolli Shtetëror Veterinar Sanitar, etj. – të gjitha këto gjëra së bashku me burokracinë, plus doganat në të cilët duhet të regjistrohemi si depo tatimore për të ardhmen gjërat janë shumë të ndërlikuara për një prodhues të vogël si ne. Shpresoj se do të ketë ndryshim në ligjet dhe atëherë do të provojmë.”

Birrën që dy entuziastët po prodhojnë është sipas recetave të ndryshme. Nga ndonjëherë birra është më e fortë, nga ndonjëherë më e dobët, por me siguri janë bërë shumë mirë dhe me merak. Për një prej tyre tregon Dimitër Georgievi: “Ky është stil anglez birre i ashtuquajturi India Pale Ale, që anglezët kanë eksportuar për oficerët e vet në Indi në kohën e kolonializmit. Kjo është birrë me më shumë kulpër të butë që të qëndroje udhëtimin e gjatë nga Britania e madhe deri në Indi. Është përdorur më shumë kulpër të butë dhe ka përqindje të lartë alkooli. Kjo e bën të qëndrueshme dhe të shijshme.”

Në perëndim prej kohe zierja e birrës në shtëpi është kthyer në profesion dhe biznes familjar. Që të ndodhet kjo në vendin tonë , duhet të kapërcejmë përfytyrimin bardhë e zi për birrën. Ligjvënësi duhet të marrë në konsideratë se përveç për prodhuesit e mëdhenj me makra të njohura birre, ka vend edhe për fabrikat e vogla familjare që prodhojnë birrë shtëpie Me korrigjime të caktuara në ligjet mund të lehtësohet qasja e njerëzve që merren me prodhim të birrës deri te tregu. Deri sa të ndodhet kjo, shpresojmë të ketë më shumë festivale dhe aktivitete, ku të provojmë larminë e madhe të shijeve dhe aromës së birrës së përgatitur në shtëpi.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD