Në ditën e festës kombëtare të Francës, 14 korrik, ambasadori i saj në Sofje, Ksavie Laper djo Kaban mori çmimin e nderit “Shekulli i Artë” për meritat e tij në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor midis Bullgarisë dhe Francës. Ceremonia u zhvillua në ish Pallatin e Mbretit, i cili aktualisht është Galeri Kombëtare e Arteve Figurative, ndër veprat e ekspozuara të skulptorit të madh frëng Ogjust Roden. Ekspozita është pjesë e një sërë ekspozitash te ne të koleksioneve të mjeshtërve të mëdhenj francezë. Kjo seri ekspozitash filloi me veprat e Edgar Degas në vitin 2010 te ambasadori i mëparshëm Filip Otie. “Shkëlqesia e tij Ksavie Laper djo Kaban i ka të gjitha aftësitë e diplomatit bashkëkohor – arsim të shkëlqyeshëm, një përvojë të madhe, aftësi për t’i vlerësuar shumë mirë situatat.” Këtë e deklaroi gjatë dorëzimit të çmimit ministri i kulturës Petër Stojanoviç, duke e quajtur ambasadorin “një mik të vërtetë të Bullgarisë.”
“Jam shumë i kënaqur dhe krenar për këtë çmim – deklaroi ambasadori frëng. – Bashkë me ministrin e kulturës Petër Stojanoviç pata kënaqësinë e madhe për të hapur disa ekspozita, të përgatitura nga paraardhësit e mi. Para nëntë muajsh, vetëm disa ditë pas mbërritjes sime në Bullgari, hapa ekspozitën e Zhul Paskinit, kurse para një muaji e gjysmë u bë fakt edhe ekspozita e Ogjust Rodenit në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative. Kjo politika jonë nuk është e re dhe ajo është shenjë e marrëdhënieve gjithnjë e më të mira midis Francës dhe Bullgarisë. Ne, duke qenë evropianë, kemi nevojë për t’u njohur më mirë dhe mendoj se kultura është rruga më e mirë e arritjes së këtij qëllimi.”
Për Radio Bullgarinë ambasadori Ksavie Laper djo Kaban u ndalua te një projekt edhe më ambicioz bullgaro-frëng – paraqitja për herë të parë e trashëgimisë trake në muzeun e njohur Luvër në Paris.
“Ekspozita duhet të zhvillohet nga 15 prilli deri më 15 korrik 2015 dhe do të paraqesë kulturën e trakëve nëpërmjet gërmimeve të pasura, të gjetura afër varrezës së mbretit të tyre Sevt III në luginën e mbretërve trakë. Në ekspozitë do të ketë eksponate nga rreth 15 muze bullgarë, të përzgjedhura bashkë me ekspertë nga Luvri dhe nga disa muze bullgarë. Kështu ne vumë fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë midisi muzeve francezë dhe atyre bullgarë. Menjëherë pas përfundimit të ekspozitës trake në Luvër, në Bullgari do të paraqitet një ekspozitë prej fondeve të tij, e cila i përket kulturës së romakëve.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..