Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali Veror i Operës e kthen kodrën Carevec në “Skenën e shekujve”

"Zorba Greku"
Foto: arkiv

Krijimi i njohur i Puçinit “Madama Baterflaj” ve fillimin e edicionit të sivjetshëm të Festivalit Veror të Operës “Skenë e shekujve”në kryeqytetin e lashtë bullgar. Forumi kulturor do të zhvillohet nga data 2 deri më 10 gusht. Organizatorë të tij janë bashkia Valiko Tërnovo dhe agjencia bashkiake e turizmit “Carevgrad Tërnov” në partneritet me Operën dhe Baletin e Sofjes.

“Ideja për “Skenën e shekujve” lind gjatë vitit 1985 në lidhje me festimet kombëtare të 800 vjetorit nga themelimi i Mbretërisë së Dytë bullgare – tregon kryetari i bashkisë, Daniell Panov. – “Ivajllo” nga Marin Goleminovi ishte spektakli i parë, të cilin e paraqiti grupi i operës së Sofjes. Regjisor i tij ishte Pllamen Kartallov. Gjatë vitit 2008 festivali u rivendos në lidhje me 100 vjetorin e Pavarësisë së Bullgarisë. Që atëherë për vit në qytetin Veliko Tërnovo po zhvillohet kjo festë e artit të operës dhe të baletit. Në qiellin e hapur, në pallatin e kodrës Carevec çdo një spektator ka mundësi të shikojë shfaqjet në programin e “Skenës së shekujve”. Sivjet ngjarja është një pjesë e rëndësishme nga kandidatura tonë për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2019. Për bashkinë tonë kjo është dhe një mundësi të zhvillojmë turizmin e festivaleve. Mes publikut tonë përsëri do të ketë miq nga Rumania, Greqia, Rusia, Izraeli, Anglia. Ideja është që kjo ngjarje kulturore të zhvillohet më tej, të dal nga kufijtë e 10 ditëve dhe të mund të zhvillohet gjatë gjithë muajit gusht. Projekti mbi të cilin po punojmë është i lidhur me bashkëpunimin midis festivaleve të operës në të hapur. Ne jemi iniciatorë të asociacionit të qyteteve, të cilat i mirëmbajnë forumet e ngjashme. Krahas me atë italian “Arena di Verona”, të tilla ka dhe në Stamboll, Tel Aviv, Savonlina në Finlandë e të tjera. Me disa nga organizatorët e tyre kemi lidhur kontakte. Jam i bindur se, kjo strukturë do të jetë një mundësi unikale të këmbejmë spektakle, zgjidhje origjinale prej regjisori dhe artistë.”

Skena e festivalit përsëri është e ndërtuar në një vend historik – Pallati i Mbretërve Bullgarë. Hollësira rreth “Skenës së shekujve 2014” mësojmë nga Cvetomir Bojaxhiev, drejtues i agjencisë turistike bashkiake “Carevgrad Tërnov”:

“Programi i sivjetshëm është i pasur – tradicionalisht ka 3 tituj, kurse tani ata janë 5. Më 2 dhe 3 gusht do të shikojmë “Madam Bëterflajin” pas kësaj kemi 2 mbrëmje baleti me “Zhizelin” dhe “Zorba grekun”, kurse gjatë ditëve të pushimit – 9 dhe 10 gusht do të paraqiten operat “Nderi fshatar” dhe “Xhani Skiki”. Ato luhen në Sofje gjatë një interesi të madh nga ana e publikut, shpresoj se dhe në Carevec do të priten mirë. Jashtë programit bazë të “Skenës së shekujve” u bë traditë të ketë dhe ngjarje paralele. Spektatorët mund të shikojnë dhe video të spektakleve nga edicionet e mëparshme të festivalit. Përsëri do të ketë takime të solistëve nga Opera e Sofjes me adhuruesit e tyre, që zhvillohen në Lapidariumin e Muzeut Arkeologjik në qytet. Theksi i programit shoqërues është i ashtuquajturi “vizitë prapa perdes”. Adhuruesit e këtij arti kanë mundësinë të shikojnë mbrapa perdes dhe të shikojnë si organizohen shfaqjet, të prekin kostumet dhe dekoret. Në ditët e festivalit sipas traditës tregojmë dhe shoun “Tingull dhe dritë”, e cila tanimë 30 vjet i gëzon banuesit dhe miqtë e qytetit Veliko Tërnovo. Periudha është e madhe, por pavarësisht nga kjo spektakli nuk ka humbur bukurinë e vet. Tërheqës dhe atraktiv për publikun, ai është kthyer në një emblemë të qytetit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paola e re dhe "Fuqia e dashurisë"

Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..

botuar më 25-01-09 6.15.PD

“Peshore” – kënga më e fundit e Projektit “Artistë këngëtarë”

Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..

botuar më 25-01-03 6.10.PD

"Çelësi Sol" zhbllokon kujtimet e shtëpisë së babait

Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..

botuar më 25-01-02 6.55.PD