Në oborrin e qetë të manastirit të Samokovit mbretëron paqe dhe një heshtje e thellë. Në qoftë se e kapërcen pragun e tij pa tjetër që dashje pa dashje e ul zërin, kurse shpirti të përmbushet me qetësi. Në paraditen e zjarrtë të korrikut dielli pjek pa pikë mëshirë ndërtesat dykatëshe të manastirit të strukur rreth kishës së vjetër “Qefini i Shën Mërisë”. Është kaq nxehtë, saqë dhe zogjtë janë strukur në hije. Në kopshtin e përmbushur me lule shumëngjyrëshe shikojmë dy murgesha, të cilat mundohen të transportojnë një teneqe të madhe, në të cilën është i mbjellë një zakum. Një prej tyre na shikon dhe vjen drejt nesh. Kjo është motra Pellagia – igumenë në manastirin femëror në qytetin Samokov.
Motra Pellagia është mësuar të presë miq në vendin e shenjtë. Pjesa më e madhe prej tyre janë besimtarë, të cilët mbërrijnë këtu nga i gjithë vendi që të ndezin një qiri dhe të kërkojnë vetmi me Zotin. Por vijnë dhe turistë. Ata ecin nëpër oborr, hedhin vështrim përmes dritareve të ndërtesave të manastirit dhe e përmbushin kishën e vjetër me një zhurmë të pa shqetësuar. Në ndryshim nga pjesa më e madhe nga manastiret tona, të cilat kanë ndërtuar një pjesë në formë hoteli me qëllime të mirëfillta turistike, në manastirin e Samokovit nuk janë parashikuar ekstra dhe atraksione. “Ky është manastir dhe jo hotel”, thotë motra Pellagia. Por me një gatishmëri na shëtit nëpër vendin e shenjtë dhe na tregon për historinë e këtij vendi të rrethuar me shumë misticizëm.
Manastiri është themeluar gjatë vitit 1772 si një manastir i vajzave prej murgeshave të arsimuara dhe shumë shpejt kthehet në një qendër të arsimit dhe madhështisë shpirtërore për të gjithë regjionin. Ndaj mesit të shekullit të XIX në vendet e përshtatura për të jetuar tanimë kanë jetuar rreth 100 murgesha dhe nxënëset e tyre. Shumë prej tyre kanë qenë gra të veja ose qytetare më të pasura të qytetit Samokov, të cilat me mjete personale kanë ndërtuar këto shtëpiza modeste, që të mund të kalojnë pjesët tjetër që u mbetet nga jeta në kreshmë dhe në lutje. Kështu pak nga pak është formuar një kompleks i tërë prej banesave dhe godinave ekonomike, pjesa më e madhe prej të cilave kanë shpëtuar dhe deri më sot. Por në ditët tona në manastir jetojnë vetëm katër murgesha, të cilat jetojnë një jetë të thjeshtë dhe modeste. Mes tyre është dhe motra Heruvima, e cila është 94 vjeçe dhe është murgesha më e vjetër në Bullgari. Ajo ka ardhur në manastir në moshën 5 vjeçe, por akoma është me një mendje të mprehtë dhe mban mend të gjitha ngjarjet historike gjatë njëqindvjeçarit të fundit. Mjerisht manastiret në Bullgari mbeten gjithnjë e më shumë pa njerëz, kurse të rinjtë të cilët kanë dëshirë të veshin rrobën e zezë janë më tepër një përjashtim. “kështu është, sepse përreth ka mosbesim dhe shpirtra të zbrazët! Në pjesën më të madhe të shteteve ortodokse, mësimi i fesë përfshihet në programin mësimor, por jo dhe tek ne. Si mundet në një gjendje të tillë të mos të shkatërrohet sistemi i vlerave i të rinjve!”, thotë motra Pellagia. Kurse për ndryshe ditët e përditshme të murgeshave janë të njëllojta të përmbushura me shumë punë dhe lutje.
“Punë, lutje dhe prapë punë dhe lutje, kjo është puna e murgut. Sepse ai ka pamje të engjëllit dhe duhet të tregojë sesi njeriu do të jetojë në mbretërinë qiellore kur shpirti i tij transportohet këtu, kurse më vonë me Lartësimin – dhe të trupit të tij. Prandaj punojmë shumë, punojmë dhe të arsimojmë njerëzit. Por shumë besimtarë në nevojë drejtohen drejt nesh për ndihmë.”
Motra Pellagia na tërheq në kishën e manastirit “Qefini i Shën Mërisë”. Ajo është ndërtuar gjatë viteve 1837-39, me fjalë të tjera afro gjysmë shekull pas themelimit të manastirit. Kalojmë pragun dhe hapim sytë përpara drugdhendjes të shkëlqyer të ikonostasit dhe mbishkrimet e shkëlqyera murale. Punimet me dru janë të shkollës së njohur të Samokovit. Ikonostasi po kështu. Në hyrje të manastirit ka një kompozicion nga piktori i njohur i Samokovos, Zahari Zograf (1810-1853). Shikojmë dhe një autoportret të tij, si dhe një ikonë të pazakonshme të Shën Mërisë: “E shikoni se në të janë të vendosura këmbëza prej argjendi. Ato janë të vëna aty nga njerëzit, të cilët janë të shëruar nga Nëna e Zotit dhe e kanë bërë këtë dhuratë në shenjë të të tjerëve, se kjo ikonë është çudibërëse dhe shëron!”, sqaron igumenesha e manastirit.
Por më gjatë, besimtarët dhe turistët qëndrojnë përpara dy ikonave – njëra është e madhe, kurse tjetra është e vogël e përshtatur për puthje në të cilat Shën Mëria është e pikturuar me... krahë. Kjo është në kundërshtim të plotë me kanunet e kishës ortodokse, sipas të cilave Shën Mëria qendron mbi engjëjt dhe arkangjejt dhe nuk mund të paraqitet me krahë. Por motra Pellagia tregon këtë legjendë: “Kështu flitet në Samokov, se kur turqit e sulmojnë qytetin përpara tyre paraqitet pamja e Shën Mërisë, e cila ka shpalosur qefinin e vet mbi të gjithë qytetin. E dini se ata janë besimtarë të flaktë dhe po kështu e nderojnë shenjtoren. Kështu që kur e shikojnë përkrahjen e saj, ata menjëherë kthehen mbrapa dhe nuk e sulmojnë qytetin Samokov. Prandaj Shën Mëria është e pikturuar në këtë mënyrë në kishën tonë.”
Në manastir po rrjedh një meremetim e sipër. Do të hapet pjesa e tij e re, në të cilën gjatë vjeshtës do të strehohet shkolla e mësimit fetar e ditës së diel. Në pjesët e rinovuara të manastirit do të zhvillohen dhe kurse mbi pikturimin e ikonave, në të cilat nxënësit nga qyteti do të përvetësojnë hollësitë e shkollës së pikturimit të qytetit Samokov. Janë parashikuar dhe dhomë për njerëz të jashtëm. Në to besimtarët, të sëmurët dhe nevojtarët do të mund të mbeten për një farë kohe në kërkim të shpëtimit dhe të mbështetjes te Zoti me shpenzime të manastirit. Në ikje motra Pellagia na bekoi dhe na uroi të jetojmë sinqerisht, në paqe dhe në qetësi me shpirtrat tanë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Nikollova
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..