Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujtime nga Republika Popullore ose prapa te socializmi

БНР Новини
Foto: socbg.com

Vallë, a mund të transferohemi pa ndonjë farë nostalgjie prapa në fëmijërinë e pakujdesshme ose në rininë dhe të përpiqemi të krijojmë një përfytyrim 100 përqindshëm objektiv për kohën, në të cilën jetuam? Përgjigja është – jo. Doemos kjo nuk është e mundshme! Për më tepër se kur bëhet fjalë për breza të tëra bullgarësh, që rritën në erën e “socializmit të pjekur” të damkosur nga kontradikta, aluzione ose... mashtrime. Mirëpo, atëherë si të shpjegojmë guximin e dy bullgarëve të rinj, të cilët pa menduar shumë, hidhen në ujërat e turbullta të së kaluarës jo aq të largët, që të studiojnë thellësitë e saj dhe të nxjerrin në pah kryevepra unike nga koha e socializmit. Sajti “Kujtime nga Republika Popullore” provokoi një interes të paparë në rrjetet sociale. Ndërsa autorët e tij Milen Danov dhe Stojan Gëllëbov pranojnë, se nuk pritën një sukses të tillë.

Todor Zhivkov dhe Nikolai ÇausheskuKur bëhet fjalë për të kaluarën socialiste, pasionet ndizen. Mezi ka ndonjë periudhë tjetër nga historia e Bullgarisë, e cila të provokojë aq shumë diskutime të gjallëruara dhe konkluzionepërfundimtare. Mirëpo, pse është ashtu? “Ndoshta për arsye, se akoma nuk kemi menduar ato vite, ndryshe nga vendet e tjera ish socialiste”, është i bindur 30-vjeçari Milen Danov – njeri prej autorëve të sajtit. Ai sqaron, se përpiqet të jetë maksimalisht objektiv dhe i paanshëm, kur boton artikuj dhe fotografi nga kjo periudhë. Mirëpo, socializmi ekzistonte shumë vite më parë, jo vetëm para 25 vitesh siç është kjo në përfytyrimet e moshatarëve të tij. Për shkak të mangësive të pafalshme në sistemin arsimor, brezi i ri nuk di pothuajse asgjë për 45 vitet e regjimit totalitar, i cili patjetër hodhi një hije mbi të kaluarën dhe të tanishmen e Bullgarisë. Prandaj të rinjtë ndjekin dhe ndajnë pikëpamjet dhe mendimet e tyre në rrjet pasi lexojnë artikujt e botuara në sajtin“Kujtime nga Republika Popullore”. Mirëpo, edhe brezi më i moshuar shfaq interes ndaj këtij portali dhe regjistron komentet e tij nën artikujt, disa prej të cilëve tepër ekstreme plot emocione. Në përgjithësi dominon qëndrimi i mirëfilltë dhe qesharak ndaj viteve “të lavdishme” të socializmit.

Bashkim, socializëm, miqësi“Njeriu mund të shikojë fotografi të nxënësve nga periudha, kur ata në varësi të moshës merreshin pjesë në organizatën e pionierëve ose të komsomolit – Lidhjes së Rinisë Komuniste – tregon Mileni. – Mund të shihen fotografi nga kongreset e partisë, nga uzinat, nga qytetet – me pamjen e tyre të atëhershme. Thënë me një fjalë – kjo është një Bullgari e cila ndryshohet krejt nga e sotmja.”

Një buzëqeshje mallëngjyese provokojnë fotografitë e viteve 70-të të bregdetit bullgar. Me një ndjenje pikëllimi lexohen artikujt për fëmijërinë e lumtur socialiste “para pallatit të banimit, në mëhallë ose në fshat”. Një hit i vërtetë u bë botimi me titull “10 donzhuanët e socializmit” plot komente humoriste, dhe krahasime me gruarit e sotëm bullgarë.

Снимка“Nuk mund të them, se ky është një sajt nostalgjik” – shpjegon 32 vjeçari Stojan Gëllëbov. – Disa herë deshëm, që t’i quajmë lexuesit tanë nostalgjikë. Mirëpo, nostalgjia përmban ndonjë kujtim pozitiv. Njeriu mund të ndjejë nostalgji ndaj ndonjë gjëje, që ishte e bukur. Por pjesa dërmuese e lexuesve tanë nuk e lidhin socializmin me kujtime të mira. Prandaj nuk mund të them, se sajti është nostalgjik. Ai provokon komente të gjallëruara dhe është më tepër një sajt për diskutime. Nuk është e detyrueshme, që ai të provokojë kujtime dhe ndjenje nostalgjike.”

СнимкаËshtë e vërtetë, se tregimet dhe dëshmitë e botuara për persekutime politike, për internim në kampet e përqendrimit dhe për pushkatime, mezi mund të provokojnë buzëqeshje të ëmbla ose mendime nostalgjike. Gati aspak nuk provokojnë mallëngjim dyqanet boshe, censurën dhe qëndrimin para degës konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme për viza dalje. Megjithatë një pjesë e shoqërisë bullgare hedh një vështrim prekës prapa te koha e “socializmit të pjekur”, kur populli kishte mundësi të pushojë çdo verë në bregdet, ose kishte punë të siguruar, iu gëzonte shërbimeve mjekësore falas, ndërsa fëmijët merreshin arsim të shkëlqyeshëm në shkollën e lagjes ose të fshatit.

СнимкаPse nostalgjia ndaj socializmit dominon jo vetëm te njerëzit më të moshuar, por edhe te të rinjtë, të cilët kanë vetëm dëgjuar për ato vite?

“Edhe unë e bëj këtë pyetje – thotë Millen Danev. – Ndoshta e keqja është, se te ne tranzicioni ishte krejt i ndryshëm se sa në venet e tjera ish socialiste. Dhe sikur njerëzit kishin shpresa më të mëdha në vitet 90-të. Ndërsa jeta nuk u rregullua ashtu, siç menduan ata dhe prandaj rikthehen prapa në kujtimet e tyre.”

E kaluara është si një mozaikë, është si një pasqyrë e thyer – nëse do të përpiqesh të rregullosh copëzat, nuk është e mundshme që të mos plagosesh. Reflektimi dallohet dhe kështu ndryshohet edhe njeriu. Ndoshta për këtë arsye ne bullgarët kemi nevojë që prapë e prapë të rikthehemi prapa, të rregullojmë copëzat e shpërndara të së kaluarës dhe të shikojmë pasqyrën tonë, duke kërkuar shpjegim për të tanishmen jo aq të gëzueshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: socbg.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD