Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ralica Atanasova prezanton këngët e krahinës së lindjes

Gjithnjë e buzëqeshur plotë joshje – e tillë është përshtypja, që bënë këngëtarja popullore Ralica Atanasova. Ajo rriti me folklorin e krahinës së lindjes, gjë që provokoi dëshirën e saj të mbledhë dhe të interpretojë ato këngë. Kohët e fundit në tregun muzikor doli edhe albumi i saj i parë.

“Këngët e incizuara në disk janë nga krahina folklorike e veriut – shpjegon Ralica. – Disku përmban 13 këngë në ritmin karakteristik muzikor. Dominojnë meloditë e shpejta, gjë që haset shpesë në folklorin e veriut. Rrita në një familje muzikore, gjyshi im ishte klarinetist dhe udhëhiqte muzikën e fshatit. I ati i binte fizarmonikës. Kështu që nuk do të jetë e tepruar në se do të them, se rrita me muzikën. Këngët e diskut i grumbullova gjatë viteve, disa prej tyre i mësova që në fëmijërinë, të tjerë i regjistrova gjatë takimeve me njerëzit e krahinës së lindjes. Pjesën dërmuese të aranzhimeve e bëri muzikanti Petër Millanov. Jam me shpresë, se në të ardhmen do të arrijë të incizojë shumë këngë nga folklori i veriut.”

Megjithëqë mbaroi gjimnazin me mësimdhënien e gjuhëve të huaja, Ralica Atanasova preferoi muzikën popullore për shfaqjet krijuese. Që në fëmijëri këndonte në korin popullor pranë Ansamblit të Fëmijëve “Nashençe” në qytetin Plleven. U diplomua në Akademinë e Artit Muzikor, Valltar dhe Figurativ në qytetin Pllovdiv, specialitetin drejtim të koreve popullore dhe ansambleve te profesoresha Vasillka Spasova. Pas mbarimit disa vite punonte si pedagoge e këndimit popullor.













Që nga viti 2001 këndon në korin e Ansamblit “Filip Kutev”. Ralica Atanasova tregon për përvojën, që grumbullon dhe për emocionet pozitive, që ngjall te ajo puna në këtë formacion prestigjioz: “Ansambli “Filip Kutev” është një vend i mrekullueshëm për punë. Dirigjenti Georgi Genov është një profesionist i përsosur. Ai kërkon të nxjerr timbrin më të mirë nga koristët. Në fakt pikërisht në këtë formacion unë arrita të formohem si këngëtare dhe muzikante.”

Çfarë i dallon këngët e krahinës së lindjes, nga folklori i rajoneve të tjera të Bullgarisë?

“Muzika e Veriut karakterizohet me pasurinë e saj të ritmeve. Kjo nuk haset në folklorin e popujve të tjerë. Të huajit janë të tërhequr pikërisht nga larmia e ritmeve dhe bukuria e melodive të folklorit bullgar.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Pas dy albumeve solo Petko Sllavov prezantoi këngën e tij më të re

Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..

botuar më 25-01-28 6.40.PD
Kristina Donçeva

"Te dua"

Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..

botuar më 25-01-27 6.20.PD

"Tears Of Heaven"

Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..

botuar më 25-01-24 6.15.PD