Disa studentë të arkeologjisë dhe historisë mesdhetare gjatë Antikitetit nga Universiteti i Monrealit në Kanada mbërritën në Bullgari. Brenda tri javëve shkencëtarët e rinj do të studiojnë historinë e trakëve të lashtë në vend dhe pastaj do të shkojnë në Greqinë Veriore dhe Turqi. “Interesi për trakologjinë dhe për Mesdheun Lindor është shumë i madh, sepse trakët janë alternativë e kulturës helenike në rajon” – thotë studiuesja e njohur e trakëve Prof. Valeria Fol. Tashmë 21 vjet Universiteti i Monrealit bën gërmime arkeologjike në Argilos të Greqisë. Fillimisht vendbanimi ka qenë i trakëve dhe pas kësaj në të kanë ardhur kolonistët grekë.
“Ky universitet në personin e profesorit Zhak Pero dhe ekipi i tij ka interesa të qëndrueshme ndaj marrëdhënieve trako-helenike ekonomike, kulturore dhe politike – sqaron Valeria Fol. – Kursi është i përfshirë në programin e dikasterit mësimor. Këtu këta studentë njihen me artefaktet arkeologjike në muzetë bullgare, vizitojnë kuptohet dhe disa nga objektet më të njohura në territorin e Bullgarisë. Sivjet jemi përqendruar vetëm në Bullgarinë Qendrore Jugore dhe Juglindore, thjesht sepse nuk kemi kohë të kalojmë në veri nga Ballkani, të hyjmë në Rodopet për shembull ose të nisemi nëpër rrjedhën e lumit Struma. Shpresoj se, ky interes do të vazhdojë. Kursi lindi për shkak të një marrëveshjeje, të cilën Universiteti i Monrealit e firmosi me Universitetin mbi dijet bibliotekare dhe teknologjitë informative për këmbim të studentëve dhe pedagogëve. Studentët të cilët vijnë këtu janë kureshtarë për rajonin që do të studiojnë dhe kanë njohuri paraprake për të.”
Prof. Valeria Fol theksoi se interesi i universiteteve në Kanada për kulturën e trakëve lindi pas një ekspozite të monumenteve të trakëve nga Bullgaria në vitin 1987. Katalogu i ekspozitës është në dy gjuhë – në frëngjisht dhe në anglisht, dhe lexohet nga studentët aty.
Përgatitën në shqip: Anna Kapitanova dhe Nataniela Vasileva
Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..
"Për mua periudha nga Çlirimi deri në vitin 1944 është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e vlefshme, sepse mendoj se atëherë Bullgaria ka qenë në rrugën e drejtë të zhvillimit të saj. Ka pasur shumë personalitete me virtyte dhe vlera të jashtëzakonshme,..
Në vitin 1018, pas një gjysmë shekulli luftimesh, Mbretëria e Parë Bullgare (681 – 1018) u pushtua nga Bizanti. Pavarësisht shumë kryengritjeve të bullgarëve, pushteti i Kostandinopojës zgjati pothuajse dy shekuj. Në vjeshtën e vitit 1185 ose..