Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Firma bullgare në qindëshen e parë të Top 500 në “Deloitte”

Foto: arkiv

Klasifikimet e ndryshme të firmave dhe të kompanive nëpër botë dhe në vendet e veçanta janë interesante dhe të rëndësishme me këtë se, japin një përfytyrim për strukturën e ekonomisë përkatëse, vendi i saj në një përpjesëtim botëror, si dhe informacion për çdo një firmë të përfshirë në renditje. Pikërisht nga kjo pikëpamje përbëjnë interes dy klasifikime, të botuara gjatë këtyre ditëve dhe të cilat kanë qëndrim ndaj biznesit bullgar. E para rendit në bazë të të ardhurave 500 nga kompanitë më të mëdha në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe është e krijuar nga “Deloitte”. E dyta është kombëtare dhe është përpiluar nga Dhoma Tregtaro-Industriale Bullgare – klasifikimi “TOP 100” përgatitet për vit të 16 të radhës dhe prezanton firmat me arritje më të mira për vitin 2013 në bazë të 5 treguesve. Në qoftë se ndaj këtyre të dhënave shtojmë dhe klasifikimin e botuar më herët të biznesit bullgar nga gazeta “Kapitall” – “Kapitall 100” të kompanive më të mëdha në Bullgari për nga të hyrat, do të fitojmë një përfytyrim edhe më të plotë për gjendjen dhe problemet e biznesit bullgar.

Në klasifikimin evropian të “Deloitte” Top 500 janë përfshirë mezi 7 firma bullgare, që bën 1,4% nga të gjitha kompanitë e vërejtura në 18 vendet evropianolindore dhe qendrore. Ky fakt flet për përpjesëtimet dhe vëllimet e biznesit të firmave në vend, të cilat nuk mund të përcaktohen ndryshe përveç se më shumë se modeste në plan ndërkombëtar. Një pozitë më të parë në klasifikim merr “Lukoil Neftochim”, firmë pronë e gjigantit energjetik rus “Lukoil”, që merret me përpunimin e naftës dhe tregtinë me produkte të naftës. Kjo kompani duket me të vërtetë e madhërishme sipas standardeve bullgare dhe është klasifikuar bile nga biznes gazeta kombëtare në vend të 1 në vend. Deloitte e rendit mezi në pozitë të 27 me të ardhura nga pak nën 4 miliardë euro për vitin 2013. Në vendin e 40 në klasifikimin e sivjetshëm është shoqëria “Himimport” e cila ka të ardhura prej mbi 3,1 miliardë euro. Në vendin e 61 është uzina metalurgjike “Aurubis” pronë e investuesve gjermanë, me të hyra prej 2,3 miliardë euro. Një përfytyrim suplementar për vendin e kompanive bullgare në Evropë na jep shifra prej 712 miliardë eurosh për të ardhurat e të gjitha firmave në klasifikim. Më se gjysma e firmave bullgare hyjnë në Top 100 të liderëve të biznesit në Evropën Qendrore e Lindore.

Anketimi i Dhomës Tregtare e Industriale të Bullgarisë tregon se shumica e firmave në vend janë të biznesit kryesisht familjar dhe të mesëm. Interesante është se në kushte jo stabile politike firmat në Top 100 kanë regjistruar rritje të dyfishtë (207 për qind) gjatë vitit 2013 në krahasim me vitin 2012 dhe të ardhurat e tyre janë në vlerë 360 milionë euro. Shumica e firmave të përfshira në klasifikim nuk janë me emër të njohur, por luan rol të rëndësishëm në sektorët përkatës. Pikërisht firmat e panjohura kontribuojnë më shumë në rritjen e ekonomisë, sepse firmat e mëdha në klasifikimet kombëtare dhe përkatësisht në ato ndërkombëtare regjistrojnë ulje të të ardhurave.

Sipas raportit vjetor të kompanisë “Deloitte” priten kushte të këqija për ekonominë dhe biznesin në vendet e Evropës Qendrore dhe po vjen një situatë e keqe financiare për kompanitë më të mëdha muajt e ardhshëm.

Përgatitën në shqip: Nataniela Vasileva dhe Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB): Më të varfërit në Bullgari vazhdojnë të varfërohen, dhe kjo ndodh me ritme më të shpejta

Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..

botuar më 25-02-03 7.30.PD

Me një shkëmbim prej 12 miliardë eurosh Gjermania është partneri kryesor tregtar i Bullgarisë

Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..

botuar më 25-01-31 9.41.PD

Bullgaria, bullgarët dhe trazirat në botën e kriptomonedhave

Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit..

botuar më 25-01-31 7.20.PD