Në qendër të Sofjes do të tingëllojnë gajde, dixheridu do të përzihet me tingujt e kavallit, grupe etno do të bëjnë garë, kurse oiktorët do të pikturojnë. E gjithë kjo do të rastis më 23 dhe 24 tetor në klubin “Mixtape 5” në “Sofja Fusion Fest”.
“Për herë të parë në një skenë do të ekzekutojnë kaq shumë formacione të njohura bullgare – tregon Vanja Benelinova, PR e ngjarjes. – Presim gjatë dy mbrëmjeve të festivaleve, në skenën e klubit, të ngjiten përgjithësisht 14 grupe. Ditën e enjte më 23 tetor publiku do të dëgjojë “Zurna dhe gajda”, “Kajno Jasno Sllënce”, kori i dhomës “Ejani, birë të artit” dhe akoma formacione të tjera. Ditën e premte programi do të vazhdojë me pjesëmarrjen e grupeve “Bullgara”, “Kotarashki” dhe “The Rain Dogs”, “Oratnica”... Programi ditor të cilin e kemi përgatitur, po kështu propozon ngjarje të larmishme. Piktori Cvetan Uzunov do të paraqesë ekspozitë me pamje të personaliteteve të ndryshme nga bota e muzikës. Ai gërsheton një teknikë të përzier, kurse pikturat e tij shpesh marrin pjesë në projekte të ndryshme. Do të ketë dhe një shitje garazhi të instrumenteve – një mundësi e mirë që çdo një i cili dëshiron të marrë ndonjë instrument të ri ose të zëvendësoj të vetin me tjetër. Punishtet krijuese po kështu janë një pjesë nga programi. Në to çdo një i cili ka dëshirë të mësohet t’i bjerë kavallit, gajdes dhe dixheridus, mund ta bëj. Gjatë viteve të fundit ky instrument aborigjen i frymëmarrjes bëhet gjithnjë e më modern mes muzikantëve bullgarë dhe kthehet në një pjesë të pandarë nga shumë projekte etno. Presim që gjendja shpirtërore e të gjithëve të jetë fusion.”
Petër Jordanov-Bëni është një nga organizatorët dhe nga muzikantët e “Sofja Fusion Fest”, ai shton: “Ka ide për këngë të përbashkëta midis grupeve. Çdo një nga muzikantët ka dëshirë për kolaboracione të ndryshme, të cilat i presim të rastisin në “Mixtape 5”. Po vazhdojnë të përfshihen dhe akoma njerëz të tjerë të artit. Piktori Hristo Tenev, i cili ka bërë kopertinën e albumit të Hristina Belevës dhe Petër Millanovit është një prej tyre. Tani do të pikturojë dhe do të formojë në ekran të madh ndjenjat e veta nga muzika në skenë. Festivali provokon interes drejt artit si tërësi. Në sfera të ndryshme secili mund të gjej vendin e vet. Unë do të marrë pjesë në “Oratnica” dhe “Gajde dhe daulle”. Do të ekzekutojmë pijesa instrumentale, të cilat deri në këtë moment nuk i kemi paraqitur përpara publikut. Do të formojmë dhe dy pijesa të përbashkëta dhe me “Del Padre”. Përziejmë rumba dhe flamengo me etno motive.”
Ngjarjet muzikore në çdo një nga të dyja mbrëmjet do të përfundojnë me DJ parti.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Vanja Venelinova
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..