Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – një destinacion i “turizmit dark”

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Ka një segment nga sektori i turizmit të cilin segment Bullgaria e injoron. Ky është i ashtuquajturi “turizëm dark” ose i errët i cili është një industri fitimprurëse në botë. Në vit dhjetëra mijë turistë nisen pas gjurmëve të së kaluarës së afërm që të zhyten në atmosferën e kobshme të qyteteve të shpopulluara, autostradave të braktisura, qendrave të përqendrimit dhe burgjeve, që janë kthyer në muze. Destinacione hite për udhëtime të tilla janë vendet e ish-bllokut socialist, të cilat me fantazi dhe humor të mirë sjellin itinerare për turistët me nostalgji për të kaluarën e afërm. Por jo dhe Bullgaria.

СнимкаNuk ka nevojë që të shkosh deri në Çernobill të Ukrainës që ta gjesh veten tënde në një vend të errët. Të mjafton të shkosh në Bullgarinë Veriperëndimore. Aty të presin vendbanime të veshura me trishtim dhe melankoli, të cilat dalëngadalë zhduken nën mbeturinat e uzinave të braktisura, ndërtimeve të harruara bujqësore dhe simbolet e komunizmit. Pikërisht këto pamje bien në vëmendjen e të interesuarve për “turizmin dark”. Mirëpo, “bullgarët kanë turp me të kaluarën komuniste dhe bëjnë çdo gjë që është e mundshme për ta harruar atë”, shpjegon 32-vjeçarja Cvetelina Cankova, pronare e operatorit të vetëm turistik në Bullgari të “turizmit dark”, duke shtuar:

Снимка“Si duket nuk e kemi rimenduar të kaluarën komuniste, ende nuk e konsiderojmë atë pjesë të historisë bullgare dhe e lidhim me të sotmen. Kur turistët bëjnë vizitë në Muzeun Kombëtar të Historisë çuditen pse historia bullgare është shënuar deri në vitet 1943-1944 dhe menjëherë pas këtyre vazhdon me marrëveshjen e anëtarësisë së Bullgarisë në BE. Në ekspozita mungon një periudhë e tërë 45-vjeçare, pra koha e sistemit totalitar. Dhe ne e shpjegojmë atë se duhet kaluar së paku 80-100 vjet derisa të rimendohet periudha totalitare. ”

СнимкаDashamirësit e “turizmit dark” janë kryesisht suedezë, belgjianë, francezë dhe amerikanë. Në Bullgari ata kënaqen sepse ka mjaft “vende të errëta” për të vizituar. Znj. Cankova tregon se turistët e huaj kënaqen me zonën industriale të qytetit Pernik, e cila zonë është lënë në harresë. Bullgaria Veriperëndimore konsiderohet të jetë regjioni më i varfër i BE-së. Në kohën e socializmit ky ka qenë rajoni më i zhvilluar industrial por në vitet e tranzicionit u shkatërrua tërësisht. A janë këto “pikë turistike” simbol i shtetit 45 vjeçar totalitar ose më tepër janë shenjë e 25 vjetëve të tranzicionit të ngadaltë demokratik, është çështje e interpretimit individual. Në itineraret e socializmit janë Monumenti i Ushtrisë Sovjetike në qendër të Sofjes, liqenet artificiale të ndërtuara në mes të shekullit të XX-të të cilat liqene “kanë poshtuar” vendbanime të tëra së bashku me kishat e tyre. Turistët mund të shohin pallate karakteristike për kohën e socializmit nga vitet e 50-ta, mund të blejnë pelte në formë dhe me shijen e limonit sipër me sheqer, pra ëmbëlsirën karakteristike të socializmit dhe po ashtu të shohin se çfarë do të thotë një dyqan bosh. Por kur turistët duan të vizitojnë ndonjë muze komunist, ata mbeten të pakënaqur sepse në Bullgari të tilla nuk ekzistojnë.

Снимка“Na bëjnë pyetje si është e mundur në ish-vendet e tjera socialiste të ketë muze të cilët kanë ekspozita lidhur me sistemin totalitar, ndërsa në Bullgari – jo, vë në dukje znj. Cankova. – Shpeshherë më bëjnë pyetjen A ka mundësi të vizitojmë ish-qendrën e përqendrimit në ishullin e Danubit “Belene? Unë personalisht kam folur me përfaqësuesit e bashkisë atje. Ka ide për shndërrimin e tij në një pikë turistike ose së paku të ekspozohen fotografi nga arkivat, sepse nuk janë ruajtur ndërtesat e qendrës së përqendrimit. Jashtë shtetit njerëzit janë mësuar të mos fshehin informacione të tilla. Në vendet e tjera pas-komunizmit mendohet gjerësisht se historia duhet të mbahet mend që të mos përsëritet. Këto vende përpiqen të ruajnë vendet të cilat e kujtojnë të kaluarën e afërm.”

СнимкаNjerëzit të cilët kanë jetuar përtej Perdes së Hekurit vazhdojnë të mendojnë për ne si “ish-vend socialist”. Ata duan të mësojnë se si bullgarët janë mbijetuar 45 vjet nën pushtetin e një partie, ku prona private ka qenë e ndaluar, ka pasur represione politike, censurë, Sigurim të Shtetit etj. Mirëpo, del se jo vetëm komunizmi është tërheqës, por edhe vitet e tranzicionit, të cilat kanë prekur rajone të tëra në Bullgari. Fshatra të braktisura me popullsi 1-2 veta, të moshuar në sfondin e natyrës jashtëzakonisht të bukur, qytete të shpopulluara, shtëpi të prishura, fabrika në zhdukje e kështu me radhë. Këto objekte mund të kthehen në pika turistike për dashamirësit e “turizmit dark” dhe t’i sjellin shtetit përfitime.  Mjafton vetëm të distancohemi nga vitet e socializmit dhe t’i shohim ato me humor të mirë. Përkundrazi, Bullgaria prej kohe ekziston në sajtet më të njohura të “turizmit dark”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD