Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis.
Fokusi këtë vit do të jetë në kuzhinën e lashtë. Vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë gatime autentike të përgatitura sipas recetave origjinale të epokës romake, trake dhe të hershme të krishterë. Për të pasuruar përvojën e tyre, të ftuarit e festivalit do të jenë në gjendje të marrin pjesë në një sërë sesionesh edukative që lidhen me historinë e ushqimeve dhe rrugët e tyre kulturore dhe tregtare ndër shekuj.
Zonat e fëmijëve do të ofrojnë atraksione të krijuara posaçërisht dhe lojëra edukative. Festivali do të shoqërohet me një program të pasur kulturor, duke përfshirë shfaqje muzikore, teatrale dhe kërcimi të frymëzuara nga traditat e lashta.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Foto: museumhisarya.bgDevin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..
Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..