Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prima e operës Anna Tomova-Sintova dhe klasa e saj e tretë mjeshtërore në Sofje

БНР Новини
Foto: BGNES

Anna Tomova-Sintova është në Bullgari për klasën e saj të tretë mjeshtërore. Pjesëmarrësit në të janë këngëtarë të rinj të operës, pjesa më e madhe prej tyre ende janë studentë. Nga data 20 tetor deri më 4 nëntor në sallën e Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” në Sofje vlonte punë e etshme. Me vetëmohim dhe besim në mundësitë dhe talentin e tyre Anna Tomova-Sintova dëgjonte secilin prej tyre. Kur ishte e kënaqur – inkurajonte me “Bravo”, pas kësaj jepte rekomandimet e saj për repertorin. Nga here këndonte fraza të caktuara dhe thoshte “Ndiej atë që këndosh”. Në një intervistë për Radion Bullgarinë prima e operës tha, se ajo vet gjithmonë ka kërkuar frymëzim dhe forca në bukurinë e muzikës dhe të artit. Prej kohe ka pasur dëshirën t’ua transmetojë të rinjve eksperiencën e saj dhe tani e realizoi nëpërmjet klasave mjeshtërore që drejton në gjithë botën.

“Rol vendimtar në këtë drejtim luajti biseda ime e fundit me Herbet fon Karajan. Ai donte që t’i jap premtimin, se një ditë do t’ua transmetojë dijet e mia brezit të ri këngëtarësh. Gëzohem se ky moment erdhi. Në Bullgari erdha drejtpërsëdrejti nga Salcburgu, nga Akademia Verore, e cila zhvillohet në kuadrin e festivalit aty. Në të kishte pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfshi edhe nga Indonezia. Është i madh interesi nga Azia, si edhe nga Italia, Gjermania, Amerika, Kanadaja, Rusia, bile edhe nga Poli Verior. Por mendoj, që sot është më vështirë për këngëtarët e rinj të operës të bëjnë karrierë. Jetojmë në kohën e biznesit dhe teknologjive të reja, kohë, në të cilën mungon idealizmi. Me gjithë atë, shoh, se njerëzit e rinj vazhdojnë përpara, duke mbajtur artin në vetveten. Në takimet me ta jam e lumtur nga përparimi i tyre i shpejtë. Deri sa jam në gjendje të mirë, do të vazhdoj të transmetojë eksperiencën time. U tregoj të rinjve drejtimin, ku duhet të punojnë dhe qëllimi im është t’i mësoj se nuk duhet të  kopjojnë, por ta ndiejnë muzikën. E bëj me dashuri të madhe ndaj gjeneratës së re.”

Vitet fëmijërore të Anna Tomova kanë kaluar në Operën e Stara Zagorës, ku e ëma ka qenë koriste. Që 6 vjeçare fillon me mësimet e pianos. Më vonë filloi të këndojë. Diplomohet në Akademinë Muzikore në Sofje në dy specialitete: këndim operistik dhe piano. Në vitin 1967 debutoi në Operën e Salzburgut në rolin e Abigajlit të “Nabuko”-së. Adhuruesit e muzikës operistike dinë shumë mire, se Anna Tomova-Sintova ishte ndër sopranot më të dashur të Herbert fon Karajanit. Në vazhdim të 17 vjetëve ajo ka punuar me të në sallat botërore të koncerteve. Opera Shtetërore e Vjenës e dekoroi me titullin “Kamerzengerin”. Këngëtarja është doktor honoris causa e Akademisë Kombëtare Muzikore “Prof. Panço Vlladigerov”.

Ajo i këshillon nxënësit e saj: “Arti nuk ka si synim vetdemonstrimi. Ne jemi të detyruar t’i shërbejmë, duke transmetuar mesazhet e tij. Për këtë qëllim janë të nevojshme një dozë modesti, autokritikë dhe kuptohet disiplinë. Të gjithë interpretuesit e mëdhenj kanë këto karakteristika që e bëjnë interpretimin të vërtetë. Unë punoj në këtë drejtim pa kursyer forca dhe mund të them, se tashmë ka rezultate të mira. Kjo ishte klasa ime e tretë mjeshtërore në akademi. Duhet të shënoj, se studentët kanë përgatitje shumë të mirë vokale. Kështu që unë përpiqem t’i mësoj të kenë ndjesi për atë që këndojnë, të mendojnë, të ndiejnë. U them atyre: “Nëse ju aq shumë vuani dhe qani këtu në skenë – poshtë te publiku askush nuk do të vuajë dhe nuk do të qajë. Duhet të prezantoni artin e madh me shumë emocione!”

Pjesëmarrësit më të mirë në klasën mjeshtërore të Anna Tomova-Sintovës marrin pjesë në koncertin gala, i cili është sonte, më 5 nëntor në sallën “Bëllgaria”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Nëse është e nevojshme"

Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..

botuar më 25-02-07 6.05.PD

Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste

Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..

botuar më 25-02-06 8.20.PD

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD