Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sopranoja britanike Sarah Brightman e çoi publikun bullgar në një udhëtim kozmik

БНР Новини
Foto: BTA

Më 12 nëntor në sallën “Arena Armeec” të Sofjes u zhvillua koncerti i parë tek ne i sopranos britanike me famë botërore Sarah Brightman. Ajo erdhi në Bullgari në kuadrin e turneut të vet botëror “Dreamchaser World Tour”. Këngëtarja është me diapazon të mahnitshëm vokal dhe stil specifik “crossover”, i cili i bashkon stilet e ndryshme. Në koncert ishin përfshirë hitet më të mëdha të 11 albumeve të saj. Në Sofje ajo zgjodhi muzikantët nga orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare. Dirigjent ishte Paul Bateman, i cili është autor i aranzhimit të hitit të saj të madh “Time to say goodbye”. Ai gjithashtu ishte në Bullgari për herë të parë. Bashkëpunimi i tyre artistik vazhdon tashmë 20 vjet. Dje para provës së tij të parë me orkestrën në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare ai tha se është shumë i kënaqur për këtë se është në Sofje dhe mendon se kryeqyteti bullgar është interesant dhe i bukur.

Në skenën e sallës “Arena Armeec” doli dhe mysafiri i posaçëm – solisti zviceran me prejardhje turke Erkan Aki, me të cilin Sarah Brightman këndoi “Canto Della Terra” dhe "The Phantom of the Opera", të shoqëruara me duartrokitje të forta.

Një udhëtim muzikor dhe vizual në kozmos – kështu mund të përshkruhet koncerti i këngëtares britanike. Adhuruesit kishin mundësi të shikojnë në një mur të stërmadh video kuadro të mrekullueshme kozmike dhe pamje nga Toka.

Publiku dëgjoi me kënaqësi interpretimet e saj emblematike  “Time to say goodbye”, “Nessun Dorma”, dhe aranzhime të reja të këngëve të grupit “Queen” “Who Wants to Live Forever” dhe të grupit “Kanzas” – “Dust In The Wind” – me të cilën përfundoi koncerti.

Sarah mbërriti në Sofje pas koncertit të parë të turneut të saj në Stamboll dhe sot niset drejt Bukureshtit. Turneu vazhdon në pjesën lindore të Evropës dhe do të arrijë deri tek Japonia. Pas përfundimit të tij ajo do të ndërpresë koncertet e saj për pothuaj një vit, sepse do të përgatitet për udhëtim në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar. Ajo do të bëhet turisti i tetë kozmik dhe do të japë koncertin e parë në bordin e stacionit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikë me vlerë dhe emra legjendarë në A to JazZ në Sofje

Adhuruesit e xhazit, si çdo vit, e presin me padurim në fillim të korrikut Festivalin Ndërkombëtar A to JazZ . Këtë vit ai do të zhvillohet nga data 3 deri më 6 korrik, si zakonisht në Parkun Jugor 2 të kryeqytetit bullgar. Me kalimin e..

botuar më 25-07-03 6.35.PD

"Rruga e gjatë drejt shtëpisë" tani edhe në vinil

Pak më shumë se një muaj pasi filluan të nxjerrin albumet e tyre në pllaka të gramafonit me "Vetëm për ty", grupi Mary Boys Band prezanton edhe "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" në vinil. Studio albumi i dytë i grupit, i cili tani del si një pllakë..

botuar më 25-07-02 5.55.PD

100-vjetori i Operës së qytetit Stara Zagora festohet me koncerte spektakolare gala të operës dhe baletit

Më 1 korrik 1925, në orën 16:00, në Teatrin e Vjetër të qytetit Stara Zagora  u ngrit perdja për shfaqjen e parë operistike jashtë kryeqytetit në Bullgari. "Gergana" nga Maestro Georgi Atanasov ishte zgjedhja e entuziastëve vendas ...

botuar më 25-07-01 6.55.PD