Në Shtëpinë e Kinemasë në Sofje u prezantua një film tepër interesant. Stanisllava Kallçeva paraqiti para publikut filmin e saj të ri “Të vdekurit i hapin sytë i të gjallëve”. Shkak u bë përvjetori i 1000 i vdekjes së mbretit bullgar Samuill. Filmi u xhirua gjatë vjeshtës së vitit 2013 kryesisht në ishullin Shën Ahill. Ekipi kaloi nëpër gjurmët e mbretit. Udhëtimi filloi nga vendi i vdekjes në ishull, kaloi përmes malit Bellasica, ku ushtria bullgare u shpartallua dhe mijëra ushtarë u verbëruan nga armiku, arriti deri te gryka Trajanovi Vrata, ku mbreti Samuill korri fitore mbi perandorin Vasilij II. Kështu ekipi arriti deri te qyteti Vidin, nga ku sipas disa versioneve, fillon rruga e mbretit Samuill si pushtetar.
“Në vendin tonë do të shënoheshim ky moment historik – tregon Stanisllava Kallçeva. – Mirëpo, me këtë film ne nuk kthehemi vetëm prapa në histori. Më preokuponte mendimi, si të provokojë interesin e heronjve të filmit – piktorëve të rinj, ndaj kësaj teme, duke ndjekur gjurmët e mbretit Samuill. Jemi të kënaqur nga procesi i punës, si dhe nga rezultati definitiv. Shpresoj, se energjia krijuese, me të cilën të gjithë u përfshin në krijimin e filmit, do të arrijë deri te publiku. Do të jetë mirë, nëse secili që do të shikojë këtë film, do t’i bëjë vetes pyetje – kush jemi, çfarë ishim dhe në ç’drejtim ecëm.”
Regjisorja ftoi për këtë film shtatë piktorë të rinj – Samull Stojanov, Ralica Kaceva, Stefana Mitova, Ana Dobarova dhe Zllatin Orllov. Dy prej tyre, Desi dhe Mlladen Vrabçevi, punuan dy krahë të mëdhenj prej letre. Mbi ta në gjuhët e ndryshme ballkanike lexohen mesazhe i kushtuara temës. Stanisllava Kallçeva thotë, se “pikërisht vepra e këtyre dy krijuesve të rinj provokoi tërë subjektin e filmit dhe demonstron thelbin e tij”. “Desha, që në mënyrë artistike të prezantoj idenë time. Prandaj zgjodha, që heronjtë e mi të jenë piktorë. Është interesante të shihet, si nga furçat e tyre do të dalin freskat e dikurshme. Ata kishin lexuar për periudhën historike, i cili trajtohet në film. Ata mbaheshin me vete miniatura nga Kronika e Konstantin Manasijit dhe ilustrime nga libri i profesorit të njohur grek Nikollaos Mucopullos. Dhe për të gjithë ne, atë, që e nisëm së bashku u kthye në një kauzë.”
“Jam i kënaqur, se arritëm të xhirojmë këtë film. Stanisllava më ftoi të marrë pjesë në projektin, i cili u miratua nga Qendra Kombëtare e Filmave – tregon operatori Krasimir Andonov. – Ne nuk njiheshim para kësaj, por shumë shpejtë gjetëm rrugë te njeri tjetri dhe formuam një ekip. Akoma jetojmë me përjetimet gjatë xhirimit të filmit. Tani përpiqemi, që ai të arrijë te më shumë spektatorë. Të gjithë ishim të preokupuar si nga temat, ashtu edhe nga viset e lidhura me historinë tonë. Patëm takime interesante me njerëz, të cilët shprehën qëndrimet e tyre të thyera përmes prizmit të filozofisë së tyre. Dhe kryesorja është, se në thelbin e të gjitha mendimeve ishte ideja, se të gjithë që jetojmë këtu në Ballkan, jemi të lidhur, dhe atë, që na ndan është politika.”
Me rëndësi të madhe për mbarë ekipin ishte takimi në Greqi me profesorin Mucopullos, zbuluesin e varrit të mbretit Samuill. Për këtë takim tregon Krasimir Andonov: “U takuam me profesorin, i cili është një shkencëtar i jashtëzakonshëm dhe mik i madh i Bullgarisë. Pavarësisht se është në moshë, në çastin kur fillon të flasë për mbretin Samuill, tërë fytyra e tij fillon të shkëlqejë. Ai na tregoi gjëra shumë interesante për eshtrat, për mënyrën, në të cilën ai i zbuloi, për këtë, si arriti të vërtetojë, se ato janë eshtrat e tij. Ai na tregoi edhe për bazilikën, në të cilën i gjeti.”
Ngjyrat e bukura të ngrohta të vjeshtës, viset e mrekullueshme ku zhvilloheshin në të kaluarën ngjarjet, të cilat e ndryshuan ecurinë e historisë bullgare dhe të gjitha hollësitë e tjera, që nuk mund të tregohen, patjetër duhet të shihen dhe të ndjehen me shqisat, kur vështrohet filmi “Të vdekurit i hapin sytë e të gjallëve”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..