Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kryeson klasifikimin me ajrin e saj të ndotur

Foto: BGNES
Para disa ditësh Komisioni Evropian i dha Bullgarisë afat  dymujor që të zbatojë legjislacionin  evropian në 4 fusha, njëra prej të cilave është pastërtia e ajrit. Në rast të moszbatimit Komisioni mund të nisë procedura gjyqësore kundër vendit tonë në Luksemburg. Në situatë të ngjashme janë akoma  rreth 15 shtete evropiane. E keqja është se pikërisht Bullgaria është në krye të grupit të të pabindurve. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (AEM) Sofja është kryeqyteti me ajrin më të ndotur në Evropë, ndërsa qyteti i minatorëve Pernik që është pranë tij kryeson tabelën ndër vendbanimet që nuk janë kryeqytete. Bëhet fjala për ndotje me grimca të pluhurit dhe oksideve të squfurit. Nëse e keni vizituar Sofjen gjatë verës do të çuditeni për këtë konstatim. Kjo është kështu, sepse ndotja e madhe e ajrit në Bullgari vihet re kryesisht në dimër dhe fajtori kryesor për këtë është ngrohja masive me dru dhe qymyrgur. Në vend të dytë vjen transporti, i cili bëhet edhe më problematik  në kryeqytet, ndërsa parku automobilistik – edhe më i amortizuar. Në fakt gjatë 2-3 vjetëve të fundit në ecuri është një program madhështor për rinovimin e transportit urban, program i cili po zbatohet gradualisht. Dhe ja nëpër rrugët mund të shihen autobusë, tramvaje dhe trolejbusë , që nuk ishte ndodhur prej dekadash. Nga raporti i fundit i AEM mësojmë gjithashtu, se në  Bullgari ndodhet termocentrali  që shkakton ndotjen më të madhe në Evropë –  bëhet fjalë për TEC-in shtetëror “Marica-Lindje 2”, pas tij radhiten nga një instalim i ngjashëm në Poloni dhe Rumani. Për nga përmasa e shpenzimeve të  nevojshme për mbulimin e dëmeve nga ndërmarrjet e dëmshme për cilësinë e ajrit, Bullgaria është në vendin e shtatë në BE. Raporti në fjalë konstaton gjithashtu, se 95% prej popullsisë së qyteteve në BE u është nënshtruar niveleve të rrezikshme të ndotjeve në ajër. Ato janë shkaqet kryesore për vdekjen e  parakohshme në BE. Në qoftë se nuk merren masa, “do të  ndërrohen dy gjenerata përpara qe njerëzit të mund të marrin frymë në të vërtetë të pastër në qytetet”, bënë paralajmërim para pak kohe pjesëmarrësit në një forum të Komitetit të regjioneve. Gabimi i Bullgarisë ishte fakti, se problematika e ajrit nuk ishte përfshirë mes fushave prioritare për financim nga fondet evropiane gjatë 7 vjetëve të para të anëtarësimit tonë në BE. Prioritet u ishte dhënë dy sektorëve të tjerë, për të cilat nevojiten investime madhështore – infrastruktura për menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave. Lajmi i mirë i vonuar, bërë nga Ministrja e re e Mjedisit Ivelina Vasilleva është, se masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit do të jenë ndër prioritetet e periudhës së re 7 vjeçare të financimit nga BE (2014-2020).

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD