Ka muzikantë, të cilët lënë gjurmë të thella në histori. Njëri prej tyre ishte Vili Kazasian, të cilin do ta mbajmë mend me ndjenjat tona më të ngrohta. Ai kontribuoi jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e muzikës bullgare. Vili Kazasian ishte njeri karizmatik dhe me humor të mirë. Ka kryer arsimin në Institutin e Lartë të Elektroteknikës, por muzika xhaz e ka përcaktuar rrugën e tij profesionale. Vili Kazasian ishte njëri nga kompozitorët më talentuar në Bullgari. Shumë festivale dhe konkurse muzikore kishin të bënin me emrin e tij. Muzikanti do të mbahet mend më tepër si dirigjenti i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare.
Vili Kazasian kompozonte po ashtu këngë për fëmijë, muzikë filmash, spektakle teatrale, shfaqje radio-televizioni. Ai debutoi në vitet e 50-ta si pianisti në “Xhazin e të rinjve”. Vite të tëra dhe me dëshirë të madhe dirigjonte Big Bendin e radios. Ja se çfarë ka thënë Vili Kazasian në vitin 2000. Incizimi i fjalimit të tij ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare:
“Kam 40 vjet në radio. Diku para aq vitesh u themelua Big Bendi. Disa breza u rritën në këtë orkestër. Po thuaj se të gjithë muzikantët e njohur kanë qenë pjesë e orkestrës së radios. Kjo është shkollë e vërtetë për muzikantët profesionalistë. Besoj se nëse dikush do të bëhet muzikant i aftë, ai duhet t’i bjerë ndonjë instrumenti së paku dy vjet në Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare. Më duket se e gjitha jeta ime ka kaluar në radio. Përvoja që fitova në këtë medie, nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër.”
“Big Bendi nuk mund të interpretojë çdo lloj muzike, ka thënë Vili Kazasian. Big Bendi interpreton vetëm muzikë serioze si atë të xhazit. Mirëpo, ky është luks dhe në Bullgari orkestra nuk interpreton vetëm në këtë stil, sepse mundësitë për paraqitje në skenë janë të kufizuara. Ja pse Big Bendi po ashtu përfaqëson seriozitetin e institucionit dhe prodhon muzikantë profesionalistë”.
“Unë po ekzistoj në atmosferën që krijoi ai brenda meje – thotë Hilda Kazasian. – Të gjitha këto ndjenja të cilat kam për muzikën, i kam trashëguar prej tij. Babai im më mësoi ta shoh muzikën në të gjitha nuancat e saj dhe se njerëzit e artit janë të lumtur. Dhe i jam shumë mirënjohëse për këtë mësim. Vili Kazasian kishte dëshirë të madhe të jetojë dhe të muzikojë. Nuk kam takuar njeri tjetër si babi im.”
Në vitin 2005 Radioja Kombëtare Bullgare ia dha Vili Kazasianit dekoratën më të lartë “Sirak Skitnik” për kontributin e tij të madh në radio.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..