Në përgjithësi 12 objekte nga tërë vendi marrin pjesë në konkursin “Godinat emblematike të Bullgarisë”. Ideja është të popullarizohet trashëgimi ynë kulturor-historik nëpërmjet disa prej godinave më të bukura nga e kaluara. Në garë marrin pjesë monumente të kulturës në qendrat tona të njohura turistike si Gabrovo, Veliko Tërnovo, fshati Bellçin, Plovdiv, Sofje etj.
Objektet e përfshira në seleksionim janë prezantuar në sajtin - emblematichnitesgradi.com, ku secili mund të japë votën e vet për godinën e preferuar. “Çdo një prej këtyre godinave ka se çfarë të tregojë për vete. Prandaj duam të zbulojmë jo vetëm bukurinë, por edhe vlerën e tyre historike” – tha Sevdallina Vasilleva, njëra prej administratorëve të Alfa-bank – Bullgari dhe koordinatore e projektit. Sipas saj, interesi ndaj iniciativës është i madh. Në garë marrin pjesë kryevepra të tilla si godina e një prej shkollave tona të para laike në qytetin Trjavna, lidhur me Rilindjen Bullgare, hani Haxhi Nikolli në Veliko Tërnovo, ndërtuar nga Koljo Fiçeto në vitin 1858, kalaja e vjetër Cari Mali grad pranë fshatit Bellçin, bazilika e vogël me tri anijata në Plovdiv nga shekulli i V, e restauruar në kuadrin e një projekti evropian etj. Votimi përfundon më 10 dhjetor, kur me një ceremoni solemne do të shpallet godina më emblematike e Bullgarisë.“Sajti i iniciativës është shumë inovativ. Përveç kësaj në të votohet pa regjistrim ose procedura të ndërlikuara” – thotë zonja Vasilleva dhe shton:
“Ai tregon secilën prej godinave. Përveç në formatin 3D ato mund të shihen edhe në platformën e 360 gradave dhe të rrotullohen në të gjitha drejtimet. Prezantojmë fakte interesante lidhur me të tanishmen dhe historinë e secilës godinë. Me datë të sotme në sajtin tonë ka mbi 22 mijë votime. Deri në javën e kaluar në treshen e parë ishin Gjimnazi Aprillov në qytetin Gabrovo, i themeluar në vitin 1835, por gjatë kësaj jave në vendin e saj doli Kompleksi teatral Dohodno zdanie, ndërtuar në periudhën e viteve 1898-1902 nga arkitekti vjenez Peter Paul Brank në Ruse. Ndër liderët në garë janë hani Haxhi Nikolli në Tërnovo, Teatri Popullor në Sofje dhe shembuj të tjerë arkitekturorë. Përveç sajtit kemi bërë dhe aplikacion mobil, nëpërmjet të cilit secili mund të votojë. Ideja është të jemi më afër auditorit të ri.”
Të gjitha 12 godinat e përfshira në garë mund të shihen nëpërmjet celularit apo tabletit tuaj me ndihmën e aplikacionit të krijuar Augmented Reality. Me të çdo godinë gjallërohet në detajet më të vogla nga të gjitha anët. Iniciatorët e konkursit shpresojnë të prezantojnë këto monumente të kulturës si objekte atraktive turistike. Ambiciet janë që konkursi “Godinat emblematike të Bullgarisë” të bëhet një nismë e përvitshme.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: emblematichnitesgradi.com
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..