Ish kryeministri i Bullgarisë Pllamen Oresharski deklaroi se 2014-ta ka qenë një vit i dëshpërimeve, i shpresave dhe i pritjeve të parealizuara. Kryeministri në pushtet Bojko Borisov e caktoi vitin 2014 si një vit të tmerrshëm, i cili duhet harruar sa më shpejt, dhe shprehu shpresën se viti 2015 do të jetë më i mirë. A do të jetë me të vërtetë kështu?
Në vitin politik 2015 Bullgaria do të hyjë me 8 formacione parlamentare – dy herë më shumë, sesa kishte në Legjislaturën e kaluar të Kuvendit Popullor.
Siç është Parlamenti, e tillë është edhe qeveria. Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga dy forca politike – partia GERB dhe koalicioni Blloku i Reformatorëve, me përkrahjen parlamentare të Frontit Patriotik dhe të partisë me orientim të majtë ABV. Në kabinet nuk ka unitet dhe nganjëherë vendimet merren me shumicë të paqëndrueshme, e cila në fakt e privon vendin nga një opozitë e vërtetë. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë në opozitë, për shembull, i dha GERB-it përkrahje për realizimin e ndryshimeve në sistemin e sigurimit, ndryshime, të cilat refuzoheshin nga të gjitha forcat, të cilat e përkrahnin kabinetin. Politikanët e GERB-it thonë se po të ketë tronditje më serioze në qeverisje dhe në rast humbjeje eventuale të shumicës së tanishme, në vend të zgjedhjeve para afatit GERB mund të zgjedhë përkrahjen e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Vetë Lëvizja nuk e fsheh se do ta sigurojë këtë përkrahje, por kjo nuk do të gjenerojë stabilitet politik. Në qoftë se arrihet në zgjedhje të reja parlamentare, 2015-ta do të bëhet viti i tretë, në të cilin Bullgaria do të udhëhiqej nga tri qeveri. A u ripohua shqetësimi se do të vëzhgohet një krizë ciklike politike.
Ne vitin e ri Bullgaria do të hyjë gjithashtu në sfondin e një situatë shumë delikate ekonomike. Në fund të 2014-ës u bë revizioni i dytë i buxhetit shtetëror dhe deficiti i tij u ngrit deri më 3.7 për qind, që është një nivel i papranueshëm në BE. Deficiti mund të financohet vetëm me marrjen e një huaje të re.
Zëvendëskryeministri, i cili përgjigjet për politikën ekonomike dhe mjetet evropiane, Tomisllav Donçev, parashikoi para pak kohe, se nga pikëpamja e përvetësimit të fondeve evropiane, viti 2015 do të jetë më i mirë nga ai 2014, por para tij burime të tjera të nivelit të lartë të qeverisë paralajmëruan se nuk mund të përjashtohet edhe varianti i ndalimit të subvencioneve evropiane këtë vit. Në qoftë se kjo ndodh, pasojat do të jenë shumë të rënda.
Në vitin 2014 situata në Bullgari sikur u përmirësua, por me një çmim shumë të shtrenjtë – kriza lidhur me Bankën Korporative Tregtare. Doli se banka e katërtë për nga rëndësia në vend në fakt ka qenë një piramidë, e cila ka funksionuar para vështrimit indiferent të të gjitha organeve përkatëse shtetërore. Megjithëse kriza lidhur me Bankën Korporative Tregtare tani për tani është përballuar, në ditën e bankierit – më 6 dhjetor, vetë guvernatori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov nuk përjashtoi mundësinë që edhe gjatë vitit 2015 të ketë goditje mbi sektor, të motivuara nga interesat e ndryshme politike, ekonomike dhe të mediave. Bankieri Nr 1 është i bindur se vështirësitë dhe sfidat para bankave nuk kanë mbaruar.
Në fakt, nuk do të jetë vështirë që viti 2015 të jetë më i mirë nga 2014-ta, sepse edhe arritjet e vogla do të jenë të mjaftueshme për këtë. Sfida më e madhe është që Bullgaria të hyjë në demokracinë e vërtetë, por për këtë do të ketë nevojë për më shumë kohë dhe kjo nuk mund të ndodhë në kuadrin e 2015-ës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..