Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Faza e re në reformën e pezulluar të pensioneve

БНР Новини
Foto: BGNES

Reforma e pensioneve në Bullgari që u miratua në prag të Krishtlindjeve dhe e cila aktualisht është e pezulluar për shkak të kritikave të shumta parashikonte ndër të tjerët dhe mundësinë e të siguruarve për pension të dytë të detyrueshëm të zgjedhin midis fondeve universale private dhe gjigantit shtetëror – Instituti Kombëtar i Sigurimeve.

Përpara ndryshimeve, kontributet për pensionin e dytë bëheshin vetëm në njërin prej 9 fondeve private të pensioneve. Siguruesit privatë panë në ndryshimet e propozuara tentativë për likuidimin e biznesit të tyre, i cili nuk do të mund t’i rezistojë konkurrencës së Institutit Kombëtar të Sigurimeve, i cili gëzon mbështetjen e shtetit. Reforma u ndërpre përpara që të fillojë me argumentin, se deri në fund të marsit të gjitha çështjet kontradiktore do të diskutohen dhe do të zgjidhen. Por pushtetarët janë të vendosur fortë të ndryshojnë kushtet në të cilat punojnë fondet e pensioneve dhe t’u bëjnë jetën e tyre më të rëndë. Si sulm i ri kundër tyre disa e konsiderojnë sjelljen e shefes së Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa Menda Sotjanova, një grua me influencë, e cila është e vendosur të vërtetojë nevojën e ndryshimeve dhe qëndrimin e drejtë të qeveritarëve në drejtim të reformës së pensioneve. Në emrin e transparencës më të madhe dhe mbrojtjes më të mirë të interesave të të siguruarve, parlamenti ka kërkuar nga Komisioni për Mbikëqyrjen Financiare të dhëna të plota për biznesin, kontributet dhe rezultatet financiare të kompanive private të pensioneve me synimin që problemet të diskutohen dhe të merren vendime para afatit përfundimtar për restartin e reformës nga 1 prilli.

Ekspertët janë të mendimit, se Menda Stojanova ka mjaft arsyetime që të kërkojë më shumë qartësi për biznesin e siguruesve privatë. Akoma më tepër, se bëhet fjalë për më se 3 mln bullgarë dhe për afro 3,5 mlrd euro, të grumbulluar nga kontributet e tyre të pensionit tek siguruesit privatë. Kryetarja e Komisionit Parlamentar është e bindur, se “gjatë 12 vjetëve të fundit përfitimet nga parat për pensionin e dytë janë negative ose më të ulëta se sa inflacioni i grumbulluar. Kjo do të thotë, se ato realisht janë pakësuar”. Shoqëritë private të sigurimit nuk pranojnë akuza të tilla dhe kryetari i Asociacionit të Shoqërive për Sigurimin Shtesë të pensioneve Nikolla Abaxhiev është kategorik, se “përfitimi mestar i fondeve për periudhën 2002-2013 është 5-6%. Nga 30 shtatori 2012 deri më 30 shtator të 2014 është 6-7 % në bazë vjetore”. Është fakt, se shoqëritë e pensioneve fitojnë disa herë më shumë nga taksat e shërbimit të kontributeve se sa nga menaxhimi i tyre. Mbi 300 mln euro për taksa kanë marrë fondet e pensioneve gjatë 6 muajve të parë të vitit të kaluar, që të menaxhojnë më mirë kontributet e bullgarëve. Në të njëjtën kohë, duke menaxhuar mjetet e tyre personale, fondet kane përfituar vetëm 2.3 mln euro. Dyshime suplementare në lidhje me biznesin e siguruesve privatë shkakton fakti, se për ta publikisht nuk flitet, në mediat po thuaj se nuk ka reklama të tyre, me gjithë se teorikisht ekziston konkurrencë e madhe. Ndoshta nuk kanë çfarë të reklamojnë ose thjesht e konsiderojnë reklamën një luks të tepërte, për të cilin nuk kanë nevojë. Për shoqëri që duhet të konkurrohen për çdo pensionist potencial, kjo sjellje është e çuditshme dhe nuk u përgjigjet kërkesave të tregut të lirë. Jo rastësisht vet Kryeministri Bojko Borisov argumentoi reformat e propozuara nga qeveritarët për sistemin e pensioneve me nevojën të aktivizohen fondet e pensioneve dhe të stimulohet konkurrenca midis tyre. Por nga ana tjetër, rregullatori i pavarur – Komisioni për Mbikëqyrje Financiare, dhe ligji rregullojnë rreptësisht sjelljen e shoqërive, kështu që në praktikë rregullat janë të unifikuara dhe nuk ka vend për iniciativa individuale dhe produkte novatore.

Duhet të shënojmë, se hapi i ndërmarrë nga Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa Menda Stojanova për transparencë më të madhe dhe më shumë informacion për veprimtarinë e kompanive private të sigurimit të pensioneve është i dobishëm dhe në interes të vet të siguruarve.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD