Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për fillimin, ëndrrat dhe sukseset e korit “Zërat kozmikë”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Zërat kozmikë” është një prej formacioneve të para korale, të krijuar pas vitit 1989, kur filluan ndryshimet politike dhe ekonomike në vendin tonë. Sot, dy dekada pas provës së parë, kori popullor i grave është ndër institucionet më të autoritetshme në gjininë e tij. Koncerti i parë ishte në fillim të janarit të vitit 1995, në kuadrin e “Festivalit muzikor të Vitit të Ri”. “Patëm sukses të madh. Pak kohë më parë kishim incizuar CD tonë të parë” – kujton Vanja  Moneva, themeluese dhe dirigjente e kolektivit. Prej saj do të mësojmë hollësira të tjera interesante për historikun e “familjes kozmike”.

Vanja Moneva ka mbaruar Akademinë Kombëtare Muzikore në klasën e dirigjentit të madh bullgar koral prof. Vasill Arnaudov. Kontakti i saj i parë me një kor popullor ndryshon drejtimin e kërkimit të saj profesional. Kjo u ndodh në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar, kur dirigjon Korin Popullor të Grave pranë Radios Kombëtare Bullgare.

“Duke punuar me këngëtare të mrekullueshme kuptova të vërtetën për punën me zërat. Unë jam dirigjente klasike, përpara kësaj isha lidhur ngushtë me kanton klasike. Por pas kontaktit me këngëtaret e mëdha që ishin në këtë kolektiv, kuptova, që sot e tutje kjo do të jetë prirja ime. I dhashë vetes premtimin se do të realizojë ëndrrën time. U paraqita në konkurs për dirigjent të këtij kori, e fitova dhe fillova punë me të. Pas pak kohe kolektivi ishte shpërndarë. Atëherë vendosa të krijoj kor të vet, me të cilin të shpreh qëndrimin tim ndaj botës me anën e muzikës. Më 11 korrik të vitit 1994 për herë të parë mblodha 11 këngëtare. Deri më sot festojmë këtë datë si ditëlindja e “Zërave kozmikë”. Pata një takim të rastësishëm me Emill Minevin. E ndava me të ëndrrën time, ndërsa ai propozoj t’i bashkojmë përpjekjet tona dhe unë të bëhem menaxhere e korit. Për fat të keq Emill Minevi u nda nga jeta para 3 vjetësh. Por rruga e filluar bashke vazhdon. Kemi pasur koncerte me 13 interpretues të harpës, kemi kënduar me shoqërimin e xhixheridus, instrument muzikor të aborigjenëve të Australisë së Veriut, kemi qenë në shoqëri me xhaz muzikantë... Në edicionin e fundit të Festivalit Ndërkombëtar “Vera e Varnës” u bëmë pjesë e projektit të autorit të Tanja Kollevës, krijuar posaçërisht për ne dhe për kolektivin e saj të perkusioneve nga Holanda.”

Koristet e para ishin përfaqësuese të tre brezave të ndryshëm. “Fillimin e vumë me Nadka Karaxhovën dhe kuartetin e saj “Bilbili”, Pavllina Gorçevën, Bojka Prisadovën, Mitra Biserovën, Cvetanka Varimezovën. Pranë këtyre emrave të afirmuar zunë vend këngëtare fare të reja, të cilat atëherë bënë hapat e tyre të para. Çdo dirigjent do të jetë i lumtur për një mbështetje të tillë. Vajzat e tanishme janë në moshë nga 17 deri në 36 vjeç. Të reja, të bukura, të talentuara, ato ruajnë traditën 20 vjeçare, pamjen e korit, konceptin e tingullit, paraqitjen e mrekullueshme skenike. Kemi marrëdhënie të mrekullueshme dhe me gëzim ndajmë emocionet tona profesionale, familjare dhe jetësore. Tashmë kemi disa vajza të vogla, që nga herë vijnë në provat tona. Gjatë vitit 2015 presim një pjesëtar të ri të “familjes sonë kozmike”. U urojmë vetes to kemi ëndrra të madhe të cilat të na udhëheqin”.

Anna Jordanova është njëra prej koristeve që më gjatë është në këtë kor. “Jam në kor nga viti 2002. Për mua është ëndërr i realizuar puna me një dirigjente të tillë dhe me një kolektiv të tillë koral. Ai është familja ime e dyte, duke pasur parasysh se në kor është dhe motra ime. Kemi udhëtuar shumë, kemi pasur shumë momente emocionuese. Mbaj mend një koncert në katedralen e njohur në Vjenë. Ishte shumë ftohtë, kur i erdhi radha solistes Bojka Prisadova, një këngëtare e mrekullueshme nga krahina e Rodopeve, zëri i saj në sfondin e kupolës së ngrirë tingëlloi si një zile e kristaltë dhe e bukur. Sikur katedralja u hap drejt qiellit. Kurrë nuk do të harrojë këtë çast të mrekullueshëm dhe emocionues. Në vitin 2014 arritëm të incizojmë një kompakt disk dopio, patëm shumë koncerte, morëm pjesë në projektin e Millço Levievit “Udhëtim në dy bota”, bashkë me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD