Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një konkurs fotografik do të kërkojë çezmat më të bukura në Bullgari

БНР Новини

Shoqatat joqeveritare “Unë e dua ujin” dhe Asociacioni bullgar i Ujërave organizojnë një konkurs fotografik me temë: “Çezmat e Bullgarisë”. Konkursi është pjesë e iniciativës “Ura ujore ndërkombëtare 2015”, e cila tashmë katër vjet me radhë realizohet me rastin e 22 marsit – Ditës Botërore të Ujit.

“Sivjet tema e konkursit fotografik është “Çezmat e Bullgarisë”, kurse shkaku është se tema e madhe e festimeve më 22 mars do të jetë uji i pijshëm – saktëson Antoaneta Salfixh, kryetare e “Unë e dua ujin”. – Pritet që atëherë të organizohen shumë aktivitete, përfshi këtu dhe një tryezë të rrumbullakët, në të cilën do të komentohet në nivel të lartë problemi lidhur me ujin e pijshëm te ne dhe në botë. “Çezmat e Bullgarisë” ka qëllim përqendrimin e vëmendjes te pasuria më e madhe e tokës – uji i pijshëm, si dhe te fakti se bullgari që në të kaluarën më të largët i ka dhënë një respekt të madh ujit. Ai i ka ndërtuar këto çezma, të cilat përbëjnë njëfarë tempulli jo vetëm për shpirtin e tij, por për shkak të vetë ujit, sepse pikërisht nëpërmjet ujit ndodhet pastrimi dhe jepet mirënjohja ndaj jetës.”

СнимкаNë folklorin dhe në historinë bullgare ka shumë mite rreth çezmave, rreth ndërtimit të tyre dhe ujit, i cili rrjedh në to. “Jemi shumë të lumtur, sepse pothuaj çdo një fotografi, që kemi marrë për konkursin, na rrëfen histori kureshtare” – shënon Antoaneta.

СнимкаSipas besimeve popullore dhe mitologjisë, zakonisht ndërtimi i një çezme është lidhur me dashurinë tragjike. Për shembull, vajza e bukur e një njeriu të pasur duhet të martohet me birin e një njeriu tjetër të pasur, por papritmas ajo njihet me një djalë të varfër fshatar dhe dashurohet me të. Pas kësaj zakonisht vajza vdes dhe ati i saj i pasur, që të ruajë kujtimin për fëmijën e tij të dashur, ndërton një çezmë prej guri të bardhë, e cila është kaq e bukur, sa është edhe vajza e tij. Ka çezma, të cilat janë monumente historike. Ato janë ndërtuar, që të na rikujtojnë se diçka ka ndodhur në një periudhë dhe në një vend konkret, për shembull, kur ka pasur ndonjë betejë, ose po të jetë nënshkruar ndonjë marrëveshje.

СнимкаNganjëherë ndërtohen çezma edhe me rastin e lindjes së një foshnje. “Sipas besimeve popullore sa më i ëmbël dhe i pashtershëm është uji, kaq më e shëndoshë do të jetë jeta e brezave të ardhshëm” – tregon Antoaneta Salfixh. Ajo saktëson se ndërtuesit e këtyre çezmave e kanë kryer këtë vepër jo për vetveten, por për të tjerët, të cilët do të vijnë në këtë vend dhe do të pinë ujë. Atëherë ky njeri do të bekojë shpirtin e atij, i cili e ka ndërtuar çezmën. Shoqata “Unë e dua ujin” thekson se çezmat janë ndërtuar kryesisht në fshatra, kurse në disa fshatra çezmat janë madje më shumë nga shtëpitë.

“Bashkia Satovça kandidoi para pak kohe për Librin e Ginesit, sepse në bashki ka 830 çezma – tregon Antoaneta. – Unë për shembull e di një fshat të bukur – Gabarevo, pranë Pavell Banja, ku ka 100 çezma. Atje njerëzit besojnë se po të vish në fshat dhe pish ujë nga ndonjë prej çezmave, do të kthehesh përsëri këtu. Sipas miteve vendase vajzat e reja, të cilat kanë pirë ujë nga ndonjë prej këtyre çezmave, martohen në fshat.”

СнимкаKonkursi fotografik “Çezmat e Bullgarisë” tashmë filloi. Po të dëshironi mund të regjistroheni për të marrë pjesë në konkurs në faqen e tij në Facebook, ose në këtë sajt, kurse afati përfundimtar është 23 shkurti. Pas kësaj date do të zhvillohet votim nga një juri prej fotografësh dhe ekologësh, si dhe një votim online nga ana e publikut. 50 fotografitë më të mira do të paraqiten gjatë muajit mars në një ekspozitë të madhe në Muzeun “Toka dhe Njerëzit” në Sofje. Përsëri atje, më 22 mars, në një ceremoni speciale do të shpallet fituesi i konkursit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët e konkursit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD