Këto ditë në ekspozitën “Autosport International” në Britaninë e Madhe me interes u prit vetura SIN R1, projekt i përbashkët bullgaro-britanik. Ideja është e Rosen Daskallovit nga qyteti buzë lumit të Danubit – Ruse. Para katër vjetëve bullgari e ka prezantuar veturën në Angli – atdheun e sporteve motorike.
“Vetura ka dy versione. Njëri është ai rrugor – shpjegon Rosen Daskallov. – Motori është me 450 kuaj fuqi i “General Motors”, kutia e shpejtësisë është manuale me gjashtë marshe e një prodhuesi të mirë evropian. Dizajni, shasia dhe elementet e tjera janë bashkëpunim me partnerët nga Anglia. Versioni tjetër është krijuar për gara. Dhe konkurrohet me marka si “Ferrari”, “McLaren”, “Porsche”, “Lamborzhdini”.
Pse është interesante vetura SIN R1?
“Mua nuk më pëlqejnë veturat të cilat e kanë motorin përpara, janë më të rënda dhe vështirësisht drejtohen. Kjo është karakteristike për BMW. Vetura jonë është e tipit GT dhe nuk peshon përpara. Motori gjendet në qendër dhe aty është dhe kutia e shpejtësisë. Raporti bosht i përparmë-bosht i pasmë është 40:60 për qind, që është gjë e mirë. P.sh. ky raport te marka “Porsche” është 25:75 për qind.”
Emri i veturës vjen nga fjala angleze “sin” që do të thotë mëkat. Sepse puna mbi veturën ka harxhuar shumë kohë dhe krijuesit nuk kanë pasur kohë për familjet e tyre.
Vlladimir Iliev, ish garues automobilistik ka nxitur strategjinë për pjesëmarrjen e veturës në Kampionatin Evropian GT të Federatës Ndërkombëtare Automobilistike. Ky aktivitet mbahet brenda 6 fundjavave në 6 shtete të ndryshme. Taksa vjetore e pjesëmarrjes është 60 mijë euro.
“Kemi dëshirë të madhe që njerëzit ta identifikojnë Bullgarinë jo vetëm me emigrantët, temë shumë të diskutuar në Britaninë e Madhe për sa i përket tregut të punës, ose me karamelet bullgare “Sezoni” të cilat i kishim hapur në stendën automobilistike – thotë Rosen Daskallov. – Njerëzit duhet të dinë se vetura SIN R1 është projekt bullgar.”
Rosen Daskallovi bashkëpunon me 25 entuziastë të rinj, të cilët janë gati për ta bindur botën se seritë evropiane GT4 mund të realizohen vetëm nga bullgarët. Kërkohen katër pilotë bullgarë ose të huaj të cilët të marrin pjesë në kampionat.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë nga arkivi personal i Rosen Daskallovit
Kampionati Evropian i Kanotazhit për meshkuj dhe femra u hap zyrtarisht në Bazën e Kanotazhit në Plovdiv. Kampionati Evropian do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor dhe do të përfshijë 800 kanotierë nga 33 vende. Në ceremoni, Presidentja e..
Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë..
Ansambli bullgar i përbërë nga Sofija Ivanova, Rajçëll Stojanov, Alina Kolomiets, Suzan Pulladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi dy medalje të tjera për Bullgarinë në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Burgas, njoftoi..
CSKA ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi shqiptar Kevin Dodaj do të luaj në skuadër. Lojtari 19-vjeçar i bashkohet "të kuqve" nga ekipi i Vllaznisë..