Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koalicioni i së majtës radikale në mes të premtimeve dhe pushtetit

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Aleksis Cipras, lider i Koalicionit të së Majtës Radikale (SYRIZA) është kryeministri i ri i Greqisë. Ai formoi qeveri të koalicionit me partinë e qendrës së djathtë “Grekët e pavarur”. Dy vende në Parlament nuk i mjaftuan SYRIZA-s për të formuar qeveri më vete, pasi fitoi zgjedhjet parlamentare në Greqi ditën e diel.

“Në fushatën paraelektorale dy partitë u bashkuan rreth rishikimit të kushteve lidhur me borxhet e mëdha të Greqisë dhe reduktimin e saj, komentoi politologu Dimitër Dimitrov. – Greqia është si “njeri i sëmurë” në Eurozonë. Këto rezultate mund të çojnë në procese të ngjashme në Francë, Itali dhe Spanjë. Që të realizojë programin e tij Aleksis Cipras duhet të hyjë në kontakt të drejtpërdrejtë me institucionet evropiane dhe me partnerët e tjerë të Greqisë në Evropë. Që këtu e tutje janë të mundshëm skenarë të ndryshëm”.

“Nuk është befasi fitorja e SYRIZA-s, tha ekonomisti grek Plutarhos Maridakis. – Fitorja rezulton nga masat ekonomike, të ndërmarra nga qeveria e mëparshme dhe nga pakënaqësia e shoqërisë. E gjitha kjo ndikoi si në situatën sociale, ashtu dhe në atë politike. Shumica e votuesve donte të ndryshonte tërësisht pushtetin. Pritet ndryshim radikal në politikën financiare të Greqisë së paku për vitin e ardhshëm”.

Programi ndihmës i partnerëve ndërkombëtarë skadon në fund të shkurtit dhe po të mos ketë marrëveshje të re, Greqia rrezikohet me falimentim. Aleksis Cipras bëri me dije se do të negociojë me BE-në për çështjen e borxhit të vendit.

“Jam i mendimit se po të arrihet kompromis me borxhin e Greqisë, kjo do krijojë kaos në Eurozonë, bile në tërë BE-në, dhe vendet e tjera anëtare do të kërkojnë të rishikohen dhe kushtet e tyre, thekson politologu Dimitër Dimitrov. – Mos harrojmë se Greqisë po i vjen koha për të paguar obligacionet evropiane dhe për të marrë pakot e parashikuara ndihmëse. Mendoj se kur të afrojë data e matrumit Greqia do të jetë më e komentuara në media. Kryeminsitri Cipras ka ndërmend të rrisë pagën minimale dhe vendet e punës në shtet. Por nuk dihet se si do të ndodhë kjo, sepse Greqia nuk disponon resurs të mjafteshëm financiar. Një skenar i keq do të ishte largimi i Greqisë nga Eurozona. Teknikisht mund të bëhet, por do të ishte problem i madh për imazhin e Greqisë”.

“Është herët të flitet për politikë zyrtare, por komentet e para për Greqinë janë se Evropa është gati të shtyjë pagimet, por jo të pakësojë borxhin, vë në dukje z. Plutarhos Maridakis. – Politika e drejtë financiare mundëson në një farë mënyre rimëkëmbjen e vendit. Njëra nga kandidatet e SYRIZA-s para zgjedhjeve tha se do të emetojmë para por kjo s’mund të ndodhë pasi jemi në Eurozonë. Do të bëjmë gabim nëse nuk i zbatojmë zotimet tona. Në Ballkan e kemi një ves të keq, japim premtime para zgjedhjeve dhe pas këtyre të mos bëjmë gjë”.

Ekonomisti është i bindur se asnjë grek nuk do që Greqia të largohet nga Eurozona. “Politika në Greqi nuk do të ndryshojë në mënyrë radikale. Masa duhet pasur. Ne jemi realistë. Masat duhet t’i orientohet më tepër politikës sociale”, pohoi Plutarhos Maridakis. Fitorja e SYRIZA-s mund të shtyjë dhe partitë radikale të frontit nacional të qendrës së djathtë në Francë ose partinë e majtë “Podemos” në Spanjë dhe po shtyn Greqinë të ballafaqohet me Gjermaninë dhe “shpëtimtaret e tjera” të saj nga Eurozona. Plus që po ndihet favorizimi i Rusisë ndaj Greqisë dhe kjo mund të destabilizojë në një farë mënyre rajonin.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria kërkon që Shkupi të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017

Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..

botuar më 24-07-11 9.59.PD