Që nga kohë më të lashtë ekzistojnë instrumentet muzikore me goditje (perkusionet). Ato janë përsosur gjatë viteve që të arrijnë në formën e sotme. Që në mesin e shekullit të kaluar filluan të shkruhen vepra konkretisht për këto instrumente që dallojnë shumë njeri nga tjetri për nga tingëllimi. Marimba është njeri prej tyre, ndërsa në duart e Tatjana Kolevës ai fiton një bukuri të veçantë. Ajo është profesioniste, që ka arritur majat më të larta në sferën e mjeshtërisë klasike dhe të improvizimit. Edhe sot vazhdon të zhvillohet si interpretuese dhe pedagoge.
“Gjithçka filloi me një ëndërr – të merrem me muzikë – tregon Tatjana Koleva. Në fëmijëri i kam bjerë pianos, më vonë u regjistrova në shkollën muzikore të qytetit tim të lindjes Varna me perkusione. Mësuesi im i parë ishte Roza Sivrijan. Pas kësaj ishte fare e natyrshme të vazhdojë studimet në Konservatorin në Sofjes, sot Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Dy vjet kam mësuar aty dhe mora ftesë nga pedagogu amerikan Robert van Sice (Sajs) të shkojë në Holandë. Për mua ishte një sfidë e madhe. Ky vendim im ishte lidhur me shumë punë dhe mundime, por kur njeriu ka dëshirë të madhe gjithçka realizohet.
Në Holandë Tatjana Koleva interpreton kryesisht në disa duete me kolegë të saj – gërsheton marimbën me saksofonin e Ruter van Otterloo, me organon kishtar të Yan Hage, me flautin e Eleonora Pameijer. Ajo i kushton vend të veçantë në repertorin e saj edhe muzikës blus në grupin “Rubatong”. Aktualisht Tatjana është pedagoge në dy universitete – në Roterdam dhe Groningen. Organizon klasa mjeshtërore në gjithë botën.
Cilat janë planet më të afërta të Tatjana Kolevës?
“Me interes të madh po e filloj këtë vit. Po pres realizimin e një projekti të madh me kolektivin valltar “Lieneroebana. Të gjithë interpretuesit janë në skenë – edhe muzikantët, edhe valltarët. Në program ka muzikë të kompozitorit kinez-amerikan Tan Dun, të atij grek Ioannis Ksenakis dhe të autorëve të tjerë bashkëkohorë. Pas kësaj do të prezantojë në Sofje një koncert të ri për marimba dhe orkestër, shkruar nga Cenko Minkin. Premiera do të jetë me 16 prill në sallën “Bëllgaria”. Një muaj më vonë do të jetë edicioni i dytë i “Amsterdam Marimba Weekend“. Për të më ndihmojnë partnerët e mi të përhershëm nga firma “Pushan Percussions Productions”. Ai do të jetë në periudhën 8-10 maj.”
Për kohën qe ka kaluar në Amsterdam - më shume se 15 vjet, Tatjana Koleva ka kontribuar shumë për integrimin e Bullgarisë në kulturën evropiane. Prandaj në vitin 2007 ajo fitoi nga transmetimi muzikor i Radios Kombëtare Bullgare “Alegro vivaçe” çmimin “Muzikant i vitit”. Dy vjet më vonë ajo përsëri u dallua me këtë dekoratë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..