Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petër Rallçev – për muzikën, projektet ndërkombëtare dhe momentet e paharruara në skenë

Foto: arkiv

“Jam shumë i lumtur, kur ndiej atë ndjenjë të pakapshme, të quajtur kënaqësi nga muzika” – thotë Petër Rallçev.

Emri i fizarmonicistit të madh prej kohe është i njohur nëpër të gjithë botën. Ka adhurues në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Azi, kurse në Ballkan është një legjendë e vërtetë. Më shumë se 10 vjetëve punon me muzikantë me kombësi të ndryshme. Interpreton kompozicione në stilin folklorik bullgar, merr pjesë në formacione etno dhe xhaz. Një informacion për kontributin e tij mund të lexojmë në librin enciklopedik francez “Historia e fizarmonikës” (1991) nga Fransoa Billar dhe Didie Rusen. Gjatë viteve të fundit më shpesh paraqitet me “Lobi” – një xhaz sekstet, të krijuar nga bateristi Stefan Galin. Në grup është dhe pianisti armen Tigran Hamasjan – piano, perkusionisti turk Ahmet Mësërllë dhe akoma dy instrumentalit të njohur. Gjatë vitit 2014 ata morën pjesë në disa festivale të xhazit në Belgjikë, Francë dhe Algjeri.

“Një nga sfidat profesionale gjatë viteve të fundit është pjesëmarrja ime në grupin i cili interpreton klezmer – tregon Petër Rallçevi. – Mbase jo të gjithë dinë hollësi, por ky është një nga stilet e muzikës së hebrenjve në Evropë. Kuptohet, gjatë viteve ata kanë “huazuar”një material intonacioni nga popujt, më të cilët kanë jetuar bashkërisht. Janë krijuar dhe shumë ndikime interesante. U mblodhëm me idenë e Allën Bernit, një pianist dhe fizarmonicist nga Shtetet e Bashkuara, i cili jeton në Evropë. Ai vendosi të krahasoj të dyja stilet, të cilat dikur kanë mbretëruar në kontinentin e vjetër. Këto janë klezmer dhe muzika e lautarëve cigan, të shpërndarë në Rumani, Moldavi, Ukrainë. Për herë të parë ekzekutuam në një festival në Helsinki-Holandë. Që atëherë vazhdimisht na ftojnë në forume të ndryshme. Puna me këta muzikantë si dhe me grupin e Stefan Gallanit për mua është shumë interesante. Një nder i madh është të jesh në një skenë me emra të tillë të mëdhenj.”

Le të shënojmë se, përpara se të zbulojë magjinë dhe joshjen e klezmerit, Petër Rallçev me gëzim përfshin në repertorin e vet pjesa prej autori, të ndikuar nga kulturat e ndryshme. Ja dhe një nga dëshmitë për këtë: “Më e rëndësishmja është që ta duash atë që bën – thotë akoma Petër Rallçev. – Si dhe të kesh dëshirë gjithmonë të zhvillohesh dhe të përsosësh veten. Kurse në themel të të gjithave është dashuria ndaj muzikës. Duhet të jetosh me këtë. Më rastis të mos ekzekutoj me ditë, por mendimi për artin nuk më ikën dhe vazhdimisht më vijnë ide. Në moshën 5 vjeçe mësova nga xhaxhi im melodinë e parë dhe e interpretova në fizarmonikë. Pas kësaj mësove tek Kostadin Millarovi në Pazarxhik, në Shkollën Muzikore në qytetin Plovdiv... Nuk e kam menduar se mund të zgjedh një profesion tjetër. E si çdo fëmijë dikur përfytyroja se mund të bëhem një futbollist i mirë. Por gjithmonë e kam ditur se muzikën e kam pasur të paracaktuar. Kur ndien një kënaqësi nga koncerti, nga interpretimi tënd, kjo është lumturia më e madhe. Me rëndësi është të formohet një bisedë me shokët në skenë. Kurse kur e përfshin dhe publikun të reagoj mbi këtë që po rastis, ndjenja është edhe më emocionuese.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD