Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Go Fusion” me Hristo Jocov kuintetin

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Go Fusion” është albumi i ri i Hristo Jocov kuintetit, i cili album pomovohet sonte në klubin kryeqytetas “Studio 5”. Formacionin e përbëjnë lideri Hristo Jocov, baterist, kompozitor dhe aranxher, bateristi Shibil Benev kitaristi Dimitër Karamfilov dhe dy muzikantët e rinj Denis Popstoev (alt saksofon) dhe Bozhidar Vasilev (trombozë). Dy të fundit njihen si frontmenët e grupit “Southweek”. Të gjitha pjesët e albumit “Go Fusion” janë të Hristo Jocovit.

Më shumë rreth projektit mësojmë nga vetë ai: “Albumi filloi si një projekt klubi. I solla pjesët posaçërisht për kolegët më të rinj të formacionit, shpjegon Hristo Jocov. – Desha t’i shtyja drejt një mjedisi tjetër muzikor, të pashkelur nga ta. Idetë e mia për kombinim të ritmeve të ndryshme u pranuan mirë. Në këtë album dëgjohet muzikë si bibop, baladë klasike, bile ka Passacaglia ndërtuar mbi një melodi të përsëritshme në bas. Besoj se fansat e mi do të vlerësojnë albumin e ri.”

Disa ditë para se të dilte albumi i ri, Hristo Jocov mbushi 55 vjet. Pasioni pas muzikës ai e ka trashëguar nga i ati. Që nga mosha e vogël Hristo Jocov i ngjitet skenës. Rruga e tij profesionale është shumë e gjatë dhe plot suksese. Çfarë kujton ai?

“Kur jam në skenë ndihem në mënyrë papërshkrueshme, thotë Hristo Jocov. – Nuk mund të krahasohet me gjë tjetër. Tri shtyllat e jetës sime janë këto – bateria, kompozimi dhe ligjërimi para studentëve. Në vitet studentore pata fat ta gjeja veten time në klasën e Prof. Dobri Paliev. Ky fakt hapi shumë dyer para meje dhe ndikoi mbi të gjithë veprimtarinë time muzikore. Të rëndësishme po ashtu ishin dy vitet në kazermë, kur isha në përbërjen e Orkestrës Frymore Ushtarake në Sofje, dirigjuar atëherë nga Doco Vëtkovi. Ajo periudhë ishte shkolla ime e parë e aranzhimit. Pas kësaj iu bashkova Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare ku mbeta shtatë vjet. Më kujtojnë koncertet e shumta që kemi dhënë me këtë orkestër. Mos flasim për konkursin “Orfeu i Artë”, i cili atëherë ishte në kulmin e vet. Big Bendi i Radios shoqëronte të gjithë interpretuesit bullgarë dhe të huaj. Ndërsa në Studion e Parë të Radios “Shtëpia e Madhe” incizoheshin pjesë pas pjese – muzikë filmash, teatrosh e fëmijësh. Kur fillova të ligjëroja në Akademinë Kombëtare të Muzikës, e lashë punën e instrumentalistit në Big Bendin, por mbeta aranzher me kohë të plotë. Më duket e pamundur që kam sjellë regjistrime notash të afro 150 veprave për Big Bendin. Tani çdo gjë e bëjmë me anë të kompjuterit. Por në atë kohë ishte goxha punë. Gjëja më e mirë që më ndodhi ishte themelimi i duos “Versioni akustik” me pianistin Antoni Donçev, i cili grup më vonë u bë trio. Edhe sot e kësaj dite ky projekt është si “litar shpëtimi” në jetën e secilit prej nesh.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD