Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gjyshe Marta ka nxituar” – një iniciativë në ndihmë të refugjatëve

БНР Новини

Sivjet në festën tradicionale bullgare Baba Marta kryeqytetasit kanë mundësi, përveç të këmbejnë verore të kuqe dhe të bardha me urim për shëndet dhe lumturi, por duke dëfryer, të bëhen pjesë nga një kauzë të bamirësisë për grumbullimin e mjeteve në përkrahje të refugjatëve tek ne. “Gjyshe Marta ka nxituar” është një iniciativë e organizatave joqeveritare: “Karitas Sofja” dhe CVS-Bullgaria të cilët prej katër vjetëve i bashkojnë forcat e veta me qëllim të ndihmojnë përshtatjen e të huajve, të cilët kërkojnë strehë në vendin tonë. Vullnetarë, në moshë të ndryshme dhe me profesione të ndryshme, por të bashkuar nga ideja të bëjnë mirë, organizojnë për refugjatët mësime javore në gjuhën bullgare dhe angleze si dhe atelie për artet e aplikimit, muzikë, sport dhe kompjuter. Mësimet zhvillohen në 3 qendra të pranimit në Sofje në lagjet “Ovça kupell”, “Voenna rampa” dhe “Vrazhdebna”. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për blerjen e materialeve për punën e vullnetarëve me fëmijët dhe refugjatët e moshuar.

Më shumë për idenë dhe qëllimin e ngjarjes sqaron Diana Nedeva nga “Karitas-Sofja”: “Gjyshe Marta ka nxituar” është një iniciativë, e cila ka për qëllim të ndihmojë veprimtaritë të cilat i realizojmë me qendrat për refugjatë në Sofje. Po kështu duam të risim vëmendjen shoqërore ndaj temës për refugjatët. “Gjyshe Marta ka nxituar” është një vrapim zbavitës i cili do të zhvillohet në kopshtin e Borisit më 1 mars nga ora 11. Përveç kësaj do të ketë dhe shumë punishte zbavitëse për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët do të na vizitojnë.”

Që të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë blerë biletë do të marrin bluza zbavitëse dhe aksesor që të hyjnë në pamjen e Pizhos dhe të Pendës tradicional për muajin mars. Kurse fituesit, të cilët e kanë kaluar finalen do të marrin medalje të posaçme të punuara në dorë-verore. Ngjarja realizohet me ndihmën e Bashkisë së Kryeqytetit dhe është në përkrahje të Sofjes për Kryeqytet Evropian të Sportit për vitin 2018. Fluksi i refugjatëve drejt vendit tonë nuk po pushon. Vetëm gjatë muajit janar mbi 1000 veta prej 24 shteteve kërkuan strehim, tregon statistika e Agjencisë Shtetërore për Refugjatët. Top vendet e prejardhjes janë Siria, Afganistani dhe Iraku, ku më të shumtë në numër janë qytetarët sirianë. Për katër vjet dy organizatat joqeveritare kanë ndihmuar mbi 1000 refugjatëve. Nuk është e fshehtë se një pjesë e madhe prej atyre të cilët kërkojnë strehim e përdorin vendin tonë si një trampolinë, që të arrijnë deri tek Evropa Perëndimore me shpresën të gjejnë një jetë më të mirë.

СнимкаDerisa janë të motivuar të huajt nga mundësitë të cilat ju a ofrojnë vullnetarët, sqaron akoma Diana Nedeva. “Ka shumë njerëz të motivuar të cilët vijnë në mësimet tona. Nga njëra anë vet vullnetarët përdorin metoda interaktive dhe i bëjnë ushtrimet më interesante për ta. Nga ana tjetër, sepse duan të mësojnë atë e cila ju propozohet. Është e vërtetë se pjesa më e madhe e refugjatëve të cilët kërkojnë mbrojtje kanë planifikuar të ikin, por kjo i dedikohet dhe faktit se kanë njerëz të afërt në vende të tjera. Një numër më i madh njerëzish tanimë jetojnë në Evropën Perëndimore, sepse gjatë disa viteve të fundit andej ishte vala. Por ka dhe shumë të cilët duan të mbeten këtu sepse Bullgaria ka realizuar këmbim të studentëve me disa nga vendet, nga të cilat vijnë refugjatët dhe prej shumë kohe, përpara se të fillojnë këto luftëra, ka pasur njerëz të cilët kanë krijuar bashkësi të veta, të cilët ekzistojnë sot e kësaj dite kështu që një pjesë nga njerëzit mund të gjejnë këtu miq dhe të afërm.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD