Me siguri grupi bullgar rock SEVI nuk ka kaluar një rrugë të lehtë, por ajo është plotë aventura, befasime dhe suksese të papritura. Shqetësimet dhe problemet mund të duken si një çmim i lartë në botën tonë, por në të njëjtën kohë, ato formojnë karakterin, vullnetin dhe famën e atyre, të cilët i përjetojnë të gjitha këto vështirësi. E di se i ke realizuar ëndrrat e veta dhe se me çdo një hap përpara je gjithnjë e më afër yjeve.
“Ka njerëz, për të cilët është vështirë të jenë vetja dhe preferojnë një siguri tjetër – për mendimin tim – më gënjeshtare, thotë Svetllana Bliznakova, nofka e së cilës në fakt ia dha emrin grupit. Çështja është se çfarë preferojmë – të jemi, ose të mos jemi vetja – e vazhdon tregimin e saj Svetllana bashke me Rali Velinovin. Ata janë së bashku edhe në jetë.
Libri “Çmimi të jesh vetja” paraqet zhvillimin e grupit SEVI dhe u paraqit në ditëlindjen e pestë të grupit në Sofia Live Club. Dëbora përrallore e vështirësonte trafikun në kryeqytet, por kjo nuk i trembi fansat e SEVI për të festuar së bashku me muzikantët Svetllana Bliznakova – vokal, Rali Velinov – bas, Pavlin Ivanov – bateri, Temellko Temellkov “Tomi” – kitarë dhe Desisllava Markova – piano, si dhe me autorin Nikollaj Hristov, pa tortë dhe qirinj, por me muzikë për shpirtin.
“Dëgjova për formacionin në një mënyrë shumë interesante – thotë Nikollaj Hristov. – Kisha një takim me disa miq, me të cilët nuk kishim parë që prej shumë kohe. U takuam rastësisht në klubin, ku zhvillohej një festival i organizuar nga SEVI. Kjo ndodhi në vitin 2012. Më vonë, kur e mësova historinë e tyre, kuptova se kjo është maratona e parë rock me emrin “23 orë e gjysmë”. Ishim ulur me këta miq, ndër ta kishte dhe muzikantë. Kur u paraqit SEVI ne pushuam së foluri dhe vendosëm të njihemi me ta. Nga atëherë fillova të interesohem për shfaqjet e tyre dhe gëzohem se u gjenda në vendin e përshtatshëm në momentin e përshtatshëm. Ata me siguri do të bëheshin të njohur dhe ndonjëri tjetër do ta shkruante librin, gjë që është e papranueshme për mua.”
Në atë kohë Nikollaj Hristov shkruante shumë në sajte të ndryshme muzikore për muzikë rock dhe heavy metal. Ai filloi të shkruante reportazhe për shfaqjet e SEVI dhe e përshkroi “betejën” e tyre në një artikull prej 4 pjesësh. Grupi është vetëm 5 vjeç, por ka një histori plot ngjarje të ndryshme. Që nga paraqitja e tyre e pare në hapjen e koncertit të Vasko Krëpkata, pas kësaj vendi i tyre i parë në klasifikimet Z-Rock dhe Kamenitza Rock 40, e gjer te çmimi i Kavarna Rock Fest 2014, ku ishin në një skenë me EUROPE dhe HELLOWEEN. Këngët e tyre transmetohen nga radiot britanike dhe nga ato amerikane. Klube, studio, festivale dhe turne në Bullgari dhe jashtë shtetit – grupi ka shumë aktivitete! Koncertet e tyre janë shumë interesante me subjekte dhe kostume origjinale. Tani për tani kënga më e njohur e grupit SEVI e ka titullin “On My Own”. Kënga të magjeps jo vetëm me melodinë e saj, ajo provokon emocione të thella me tekstin e saj për vendimet, të cilat i merr njeriu në rrugët, që duhet t’i kalojë. Spoti i këngës është vepër e regjisorit të talentuar, i cili është gjithashtu dhe skenarist, Emill Conçev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e këngëve u realizua nga anëtarët e 17 akademive muzikore nga 14 vende të BE-së. Në votimin publik..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..