LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim prej vitesh si pjesë e Grupit Vokal të Fëmijëve BON-BON. I shohim shpesh në skena të mëdha krahas disa prej këngëtarëve më të njohur në vendin tonë. Pavarësisht angazhimet e shumta, Jana dhe Elizabet arrijnë të gjejnë kohë për këngët e tyre origjinale - si "Fak[t]", e cila u shfaq në fund të 2024-ës. Për mesazhin e këngës “Fakt”, vajzat nga LATIDA thonë:
“Kënga ka të bëjë me zhgënjimet që ndjemë nga njerëzit që largohen nga jeta jonë – ata mund të ishin miq, mund të ishin partnerë. Ne duam të zgjedhim t'i falënderojmë këta njerëz për mësimet që na kanë dhënë. Të mos i dorëzohemi hidhërimit të humbjes dhe ta mbajmë brenda vetes si një barrë, por krejt e kundërta – të ruajmë vetëm kujtimet e mira që të mund të ecim përpara me lehtësi."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/LATIDALexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110..