Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e Ungjillëzimit “Tonika-Domini” organizojnë koncertin “Kujtim për Gogon”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Dita e Ungjillëzimit është një nga festat më të bukura të krishtere. Pikërisht këtë ditë e zgjodhën Krasimir dhe Violeta Gjulemezovi dhe Eva Najdenova, që të respektojnë kujtesën e kolegut dhe mik të tyre Georgi Najdenov – Gogo dhe muzikantin tjetër të ndjerë nga grupi “Tonika” – Ivan Hristov. Disa breza bullgarësh rritën me këngët e formacioneve “Domino”, “Tonika SV” dhe “Familja Tonika”. Si partnerë në skenë dhe në jetë, Eva dhe Gogo interpretuan këngë të mrekullueshme. Më 25 mars, Eva Najdenova bashkë me miqtë e saj nga dueti “Shik” – Krasi dhe Vili Gjulemezovi formojnë grupin “Tonika Domini” për të realizuar një koncert të madh në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Publiku do të dëgjojë shumë këngë të bashkuar nën emrin “Kujtime për Gogon”.

Bashkëshortja e muzikantit të ndjerë Georgi Najdenov – Gogo, Eva Najdenova për koncertin tregon: “Megjithëqë shkaku për të cilin e organizojmë është i trishtuar, dëshira jonë është që ai të shndërrohet në një përjetim të mirë. Sepse për mua dhe për miqtë e mi Gogo akoma është gjallë. Dëshira e neve të tre është që të realizojmë dhe një album me këngët, që do të interpretojmë. Koncerti do të ketë dhe një karakter bamirës, sepse një pjesë prej mjeteve të mbledhura do të dhurohen për ndihmë shëndetësore të fëmijëve të vegjël dhe të bebeve.” Krasimir Gjulemezov përveç për pjesën krijuese të koncertit, përgjigjet edhe për organizimin e tij. Ai sjell më shumë hollësi për programin: “Të gjithë interpretuesit, që do të dalin në skenë do të këndojnë më se 25 këngë. Disa prej tyre janë nga repertori i grupit “Tonika”, të tjerë nga repertori i duetit “Shik”. Ftuam si mysafirë muzikantë si Veselin Marinov dhe Neli Rangellova. Nga brezi më i ri këngëtarësh do të marrin pjesë Nora Karaivanova, Ljuben Ninov dhe Lili Pençeva. Megjithëqë janë të rinj, të gjithë ata janë këngëtarë tepër të talentuar. Kështu dëshirojmë të prezantojmë trashëgiminë në muzikë. Edhe instrumentistët, që do të shoqërojnë interpretimet e këngëtarëve janë muzikantë të mrekullueshëm. Televizioni Kombëtar Bullgarë do të xhirojë koncertin dhe do të transmetojë Festat e Pashkës. Njerëzit shfaqin një interes të madh ndaj tij dhe biletat u sosën shumë shpejtë.”

Formacioni “Tonika-Domini” ka ndërmend të realizojë një turne të madhe në qytetet më të mëdha të vendit. Në fund të vitit muzikantët kanë ftesë të këndojnë para bashkatdhetarëve tanë në SHBA-në dhe në Kanada.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshinë 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e këngëve u realizua nga anëtarët e 17 akademive muzikore nga 14 vende të BE-së. Në votimin publik..

botuar më 24-11-06 9.58.PD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD