Ramona Tullumani – sopranoja mjaft e njohur nga Teatri i Operës dhe Baletit i Tiranës po ndodhet në Sofje për premierën e operës “Xhani Skiki” të Puçinit. Ajo është fare e re – ka lindur në vitin 1985 në një familje të lidhur ngushtë me Bullgarinë. Gjysha e saj Nikoleta Lilova është bullgare. Gjyshi është baritoni legjendar Ramiz Kovaçi, i cili e ka mbaruar Konservatorin bullgar në klasën e profesorit Brëmbarov dhe karriera e tij ka filluar pikërisht në skenën e Teatrit Operistik të Sofjes. Stërgjyshi nga ana bullgare gjithashtu ka lidhje me Teatrin Operistik, sepse ka qenë drejtuesi teknik i ndërtimit të godinës së tij.
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..
Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e..