Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çelësi drejt suksesit është të jesh më i miri

Foto: arkiv

Gjetja e punës së parë është detyra më e vështirë, para së cilës ndodhen të rinjtë, paralajmërojnë specialistët e resurseve njerëzore. Çelësi drejt suksesit, sipas tyre, është të jesh më i miri në atë që bën. “Talentet kthehen në forcën e re të kohës sonë”, tha gjatë Forumit Rinor të Karrierës  “Profesionet e së ardhmes” Nadja Vasilleva, Drejtore e Manpower për Bullgarinë, Serbinë dhe Kroacinë. Iniciativa e organizuar nga “Junior Achievement – Bullgari” kishte për qëllim të ndihmojë më shumë të rinj që të gjejnë profesionin e vet. Për këtë qëllim ata u takuan me përfaqësues të biznesit, ekspertë në fushën e burimeve njerëzore dhe me njerëz, që ushtrojnë, top profesionet e vitit 2015. U bë e qartë, se para sfidave ndodhen jo vetëm ata që kërkojnë punë, por edhe vet punëdhënësit.

Sipas analistëve për kompanitë tashmë është me rëndësi më të madhe të tërheqin talentin, prej të cilit kanë nevojë, se sa sigurimin e kapitalit. Shkaku fshihet në faktin se popullsia gjithnjë e më shumë po plaket dhe po ndihet nevoja e kuadrove me kualifikim të mirë. “Një studim i Manpower nga viti 2014 tregoi, se 36 % prej punëdhënësve në përpjesëtime botërore luftojnë që të gjejnë talentet e nevojshëm. Në Bullgari 44 % prej tyre hasin në vështirësi në angazhimin e punonjësve për  vendet e lira, komenton zonja Vasileva. Më të kërkuar janë inxhinierët, punonjësit e kualifikuar, menaxherët, specialistët e sektorit IT, personelit për hotele dhe restorante, mjekët. Nadja Vasileva tha gjithashtu:“Aktualisht më mirë zhvillohet sektori i biznes shërbimeve. Këto janë financat, kontabiliteti, pronat e patundshme, sigurimi, telekomunikacionet, transporti, logjistika. Në sektorët e tjerë gjithashtu ka nevojë për kuadro, sepse prapë kthehemi tek mosbalancimi midis kërkimit dhe ofrimit në tregun e punës.”

Vasill Çomakov, 26 vjeçar, inxhinier  i softuerit, është njeri prej specialistëve, që u takuan me të rinjtë për t’u treguar për profesionin e tij. “Inxhinierët e softuerit jemi shumë të kërkuar. Çdo ditë merr oferta për punë në Linkedin nga kompani vendase dhe jashtë shtetit” – thotë ai. Ai preferon të punojë për një kompani të madhe amerikane të softuerit, e cila ka pozicionuar në vendin tonë qendrën e saj zhvillimore më të madhe në Evropë. Një pagë, katër herë më e lartë se mesatarja në vend, sektor që zhvillohet shumë shpejtë, mundësi të punosh nga çdo pikë e botës – këto ishin avantazhet që Vasilli u nda me të pranishmit. Dhe me ndjenje e humorit shtoi:“Statistika tregon, se prej 12 miliarderëve më të rinj në planetin tonë, më shumë se gjysma punojnë në industrinë e softuerit. Të gjithë të tjerët , pa një, janë trashëgimtarë të pasurisë të prindërve të tyre. Mund të bëjmë konkluzionin, se në qoftë se dëshironi të bëheni miliarderë, duhet të filloni punë në industrinë e softuerit ose prindërit tuaj të jenë miliarderë. Për fat, të keq, prindërit e mi nuk janë të tillë, prandaj i jam orientuar programimit.”

Emanuell Serafimov, nxënës në klasën e 12 të Gjimnazit profesional të elektroteknikës dhe automatikës në kryeqytet, ëndërron të realizohet në industrinë e softuerit. “Zgjodha që puna ime të jetë lidhur me kompjuterët, sepse që nga moshë e re më pëlqejnë” – thotë ai. – Për mua paga nuk është vendimtare, kryesorja është puna të më sjellë kënaqësi. Puna me kompjuterët dhe krijimi i gjërave të reja, si programimi, është ajo që më pëlqen më shumë.”

Jasna Georgieva, e cila është në specialitetin “Marketing teknologjik” në Gjimnazin e Përgjithshëm Nr 23 të Sofjes pohon, se ndodhet në udhëkryq. “Po hezitoj midis dy sferave: midis ekonomisë dhe mjekësisë veterinare.” Shoqja e saj Ivelina Kostova tashmë ka bërë zgjedhjen e saj:“Mësoj marketing, sipërmarrje dhe biznes. Por kam ndërmend të studiojë diçka të lidhur me artin. Vizatimi është pasion për mua dhe dua të zhvillojë edhe më shumë. Ajo që mësoj aktualisht në shkollë mund të jetë shumë e dobishme, sepse në një etapë tjetër mund të fillojë biznes me vete.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD