Për herë të dytë disa firma bullgare u dalluan në përpunimin e produkteve inovative. Çmimet i shpërndan Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë. Fakti se aq shumë firma marrin pjesë në konkurs flet vetë për zhvillimin e kushteve ekonomike në vend.
Idetë e firmave kanë të bëjnë me efikasitetin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit. Nën 10 për qind e firmave të anketuara kanë deklaruar se do të japin mjete monetare prej buxhetit të tyre për studim dhe përpunim të aplikacioneve të reja. Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë shpërndan çmime në këto dy kategori: firma me produktet më të suksesshme inovative dhe projekti më i mirë inovativ. Qëllimi është që të optimizohet prodhueshmëria dhe të përmirësohet cilësia e procesit të punës.
Në kategorinë e firmës me produktet më të suksesshme inovative u dallua “Mobile Systems”, SH. A. Kompania ka krijuar produkte inovative të softuerit – një aplikacion elektronik me anë të të cilit shitet 90 për qind e produkteve të firmës në tregun botëror. Ky aplikacion është konkurrent i Google-it dhe Microsoft-it. Kompania bullgare nuk është e madhe për nga stafi, por është shumë e kërkuar në fushën e komunikacioneve dhe pajisjeve mobile në botë. Çdo ditë miliona klientë nga mbarë bota përdorin produktin bullgar të softuerit sepse është instaluar fabrikisht në pajisjet mobile të kompanive ndërkombëtare.
Në kategorinë e produktit më të mirë inovativ fitoi “Instituti i Metaleve” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Instituti ka prodhuar një izolues termik nga mbeturinat prej qelqi.
“Ne punojmë mbeturinat prej qelqi të ricikluara, shpjegon Prof. Ljuben Llakov. – Bëhet fjalë për mbeturinat prej qelqi për të cilin qelq nuk ka sistem të organizuar të përpunimit në Bullgari. Ky produkt ka efekt mbi ekonominë, sepse kostoja e energjisë për bërjen e produktit është disa herë më e vogël dhe ja nga vijnë kursimet. Fitimi varet nga përmasa e prodhimit. Izoluesi termik do të përdoret në rehabilitimin e ndërtesave, izolimin e ngrohjes dhe zhurmës si dhe në zjarrfikje. Nga një ton qelq prodhohen materiale prej 7 metrash kub. Qelqi nuk absorbon ujë, nuk ndizet dhe i reziston kohës. Jemi duke kërkuar firma të cilat ta realizojnë prodhimin. Kemi kontaktuar po ashtu me Katedrën e Materialeve Ndërtimore të Universitetit të Ndërtimit nga presin që produkti ynë të nxirret në treg për të prezantuar atë në mësimdhënie.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..