Tashmë nuk shtrohet çështja a është i kërcënuar vendi ynë nga islami radikal, xhihadi dhe Shteti Islamik. Deri përpara rreth një viti e pyesnim veten a është kjo pyetje retorike, apo paranoiake. Tashmë kemi përgjigje zyrtare – në Raportin për gjendjen e mbrojtjes dhe të forcave të armatosura për vitin 2014, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, është thënë se rreziqet para Sigurimit të Bullgarisë mbeten relativisht të larta për shkak të një sërë faktorësh në regjion. Ndër më të rrezikshmet prej tyre është tërheqja e vullnetarëve nga regjioni për veprime luftarake në shtete myslimane, domethënë xhihadistë, si dhe veprimet eventuale të atyre të fundit pas rikthimit të tyre.
Bullgaria, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, është në pragun e Orientit dhe Lindja e Mesme është afër nesh. Vetëm ky fakt gjeografik, i cili u shndërrua në një fakt gjeopolitik, na vendos në vijën e parë dhe në rrugën e xhihadit. A është e tepruar e gjithë kjo? Le të rikujtojmë se në doktrinën e Shtetit Islamik Bullgaria është pjesë Halifatit të ri të Xhihadistëve Sunitë, sipas hartës e cila tregon se ku do të vendoset “flamuri i kuq”. Sipas doktrinës së njëjtë Shteti Islamik ka në plan që deri në vitin 2020 të kontrollojë Lindjen e Mesme, rajone të mëdha nga Azia dhe një pjesë të Evropës Juglindore. A mos është ky një absurd i vërtetë? Në fund të fundit ne jemi pjesë e Krahut Jugor të NATO-s dhe para nesh është Turqia me ushtrinë më të madhe të NATO-s në Evropë! Mirëpo, ai, i cili mendon në këtë mënyrë, nuk është orientuar në situatën e sotme. Sigurisht që askush nuk thotë se nesër do të jemi në qendër të Armageddonit dhe në kundërshtimet e shekullit të XXI në bazën fetare. Është fakt gjithashtu se islami radikal ka një plan të vet “2020” dhe ai nuk duhet të pranohet kaq lehtë. Sipas ekspertëve, informacionet se ka anëtarë të Shtetit Islamik, të cilët kanë hyrë në Turqi me qëllim për t’u transportuar në Bullgari, që të marrin status, janë më të shqetësueshme nga ofertat se ka shtetas bullgarë, të cilët janë duke nisur për xhihadin në Siri dhe Irak. Këto supozime nuk janë ripohuar dhe është detyrë e shërbimeve për t’i ripohuar apo jo. Ndërkaq, është fakt se Bullgaria është një stacion-transit për xhihadistët nga Evropa në rrugën e tyre drejt pikave të nxehta në Lindjen e Mesme. Ky është fakt, kurse ky fakt është mjaftë i shqetësueshëm. Si dhe fakti se në rajonet me popullsi të përzier etnike emisarë të islamit radikal i hutojnë myslimanët bullgarë. Ja përse përfaqësuesit e tyre, të cilat zyrtarisht janë përfaqësues politikë, duhet të jenë të kujdesshëm duke folur në “gjuhën e urrejtjes”. Me zjarrin etnik, kuptohet, nuk duhet të bëjnë shaka edhe të ashtuquajturat nacionalistë, patriotë kombëtarë, vetëm patriotë etj., megjithëse ata janë paraqitur në parlament. Është e padyshimtë se tashmë 25 vjet Bullgaria konsiderohet si një ishull i tolerancës etnike. Mirëpo e gjithë kjo tashmë është në të kaluarën pikërisht për shkak të gjendjes sonë gjeopolitike dhe situatës së tanishme, kur islami radikal dhe luftëtarët e tij, duan gjithçka tjetër, por jo edhe tolerancë etnike dhe fetare. Kjo do të thotë “Kod portokalli” për sigurinë tonë kombëtare. Kur kodi është i kuq do të jetë shumë vonë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..