“Si kam lindur e di se ekzistojnë komiksat. Si kam nisur të lexoj në shkollë dhe të shoh filma të animuar, komiksat i kam pasur në dorë dhe jam interesuar për ta”, thotë strip-artisti nga Kosova Gani Sunduri. Rasti që të vijë në Sofje ishte ekspozita e tij personale, e 2-ta ndërkombëtare dhe e 6-a me radhë. Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bullgari. Ambasadori Shkëlqesia e Tij, Z. Shpend Kallaba e çeli ekspozitën, duke falënderuar strip-dashësit bullgarë dhe delegacionin nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje, të cilët kishin ardhur t’i shohin veprat e Gani Sundurit.
Përveç super-heroit “Shqiponja”, i cili është në vëmendjen e gjerë të kritikës dhe publikut shqiptar, vizatimet e Gani Sundurit tërheqin me një origjinalitet krijimtarie sidomos te personazhet femërore. Mjafton të hedhësh një sy komiksave të artistit nga Kosova dhe mbetesh aty në vizatimet bardhë e zi dhe me ngjyra – “Shqiponja e Kuqe”, “Super Fëmija”, “Flokarti”, “Black Devil” etj. Ata që e njohin Prizrenin, menjëherë e dalluan vendlindjen e Gani Sundurit në veprat e ekspozuara.
Pas Sofjes, Gani Sunduri parashikon të hapë ekspozitën e radhës personale në Gostivar.
Fotografitë janë nga arkivi personal i Gani Sundurit
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët që..
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..