“Si kam lindur e di se ekzistojnë komiksat. Si kam nisur të lexoj në shkollë dhe të shoh filma të animuar, komiksat i kam pasur në dorë dhe jam interesuar për ta”, thotë strip-artisti nga Kosova Gani Sunduri. Rasti që të vijë në Sofje ishte ekspozita e tij personale, e 2-ta ndërkombëtare dhe e 6-a me radhë. Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bullgari. Ambasadori Shkëlqesia e Tij, Z. Shpend Kallaba e çeli ekspozitën, duke falënderuar strip-dashësit bullgarë dhe delegacionin nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje, të cilët kishin ardhur t’i shohin veprat e Gani Sundurit.
Përveç super-heroit “Shqiponja”, i cili është në vëmendjen e gjerë të kritikës dhe publikut shqiptar, vizatimet e Gani Sundurit tërheqin me një origjinalitet krijimtarie sidomos te personazhet femërore. Mjafton të hedhësh një sy komiksave të artistit nga Kosova dhe mbetesh aty në vizatimet bardhë e zi dhe me ngjyra – “Shqiponja e Kuqe”, “Super Fëmija”, “Flokarti”, “Black Devil” etj. Ata që e njohin Prizrenin, menjëherë e dalluan vendlindjen e Gani Sundurit në veprat e ekspozuara.
Pas Sofjes, Gani Sunduri parashikon të hapë ekspozitën e radhës personale në Gostivar.
Fotografitë janë nga arkivi personal i Gani Sundurit
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..
Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..