Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncerte të talenteve të reja folklorike nga shkollat në Kotell dhe Shiroka Llëka

Më 28 prill Shkollat për arte folklorike në qytetin Kotell dhe në fshatin Shiroka Llëka dhanë një koncert. Publiku nga qyteti Sliven priti me entuziazëm programin e larmishëm të talenteve të reja. Iniciator dhe organizator i aktivitetit ishte Fondacioni “Ruajtës të shpirtit bullgar”.

“E prisnim koncertin me emocion të madh dhe jemi të lumtur nga suksesi që patën interpretuesit tanë të mrekullueshëm të rinj. Salla ishte plotë e përplot, kishe shumë njerëz që rrinin me këmbë, duartrokitjet nuk kishin fund – këto janë fjalët e zonjës Stojanka Tenova, Drejtore e Shkollës Kombëtare për Arte Folklorike “Shiroka Llëka”. – Realizimi i këtij koncerti është pjesë e premtimit që kanë dhënë përfaqësuesit e Fondacionit “Ruajtës të shpirtit bullgar”. Vitin e kaluar në “Tubimin Vojvodska” që është tradicional për qytetin Zheravna ata kanë deklaruar dëshirën e tyre të organizojnë një festë të vërtetë për publikun dhe nxënësit e talentuar prej të dy shkollave. Koncerti ishte financuar plotësisht nga fondacioni, i cili ka zgjedhur si mision të vet të ruajë dhe të popullarizojë traditat dhe kulturën popullore bullgare. Programi përfshinte muzikë nga të gjitha krahinat folklorike, si dhe instrumentet dhe vallëzimet karakteristike për Kotell dhe Shiroka Llëka”. Mjetet e mbledhura nga shitja e biletave u janë dhënë dy shkollave. Me to do të rinovohen instrumentet, do të ndërrohen kostumet skenike. “Organizatorët i falënderuan përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit dhe thanë, se këto koncerte do të kthehen në traditë” – tha zonja Tenova.

“Me 2 maj në sallën e shkollës me rastin e 15 vjetorit të specialitetit “Valle popullore bullgare” u mbajt një koncert solemn – tregon znj. Tenova. – Në të u prezantua produksioni më i ri i kolektivave artistike. Në program u përfshin dhe shumë ish nxënës të shkollës, të cilët sot me sukses marrin pjesë në koncertet e kolektivave më të mira valltare të ansambleve të njohura “Trakia”, “Pirin”, “Bëllgare”. Me këtë ditë u mblodh familja e madhe, jo vetëm nxënësit e specialitetit, por të gjithë nxënësit e shkollës sonë.”


Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë janë ofruar nga Shkollat për arte folklorike në qytetin Kotell dhe në fshatin Shiroka Llëka



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

"Tears Of Heaven"

Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..

botuar më 25-01-24 6.15.PD

"Engjëjt mes nesh" mbledh këngë të panjohura të këngëtares Vanja Kostova

Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...

botuar më 25-01-23 8.10.PD

Eksperimentuesit Kazuhisa Uchihashi dhe Frank Gratkowski hapin Festivalin Sofia Free Jazz

Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..

botuar më 25-01-23 6.10.PD