Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleatët e majtë dhe pjesëmarrësit e mëvetësishëm të së djathtës në zgjedhjet vendore të vjeshtës

Foto: arkiv

Para disa ditësh lideri i socialistëve Mihaill Mikov shpalli se partia e tij do të kërkojë përkrahje për kontestim para Gjykatës Kushtetuese të borxhit të ri shtetëror për 8 miliarda euro. Socialistët presin përkrahje nga ana e partisë ABV, në të cilën hyjnë ish anëtarë të partisë socialiste, nga lëvizja e re “Pranvera Bullgare” dhe nga nacionalistët e partisë “Ataka”. Është e mundshme që kjo përkrahje të përdoret si bazë për formimin e një aleance parazgjedhore për zgjedhjet e vjeshtës. Para pak kohe degët vendase të socialistëve morën të drejtat të bëjnë koalicione me formacione të tjera të majta.  

Pavarësisht se partia ABV përkrah qeverinë e djathtë të GERB-it po orientohet drejt bashkëpunimit me socialistët. Nga ana e vet, “Pranvera Bullgare” shpalli se aleatët e saj të mundshme janë Partia Socialiste Bullgare, ABV dhe “Ataka”. Kështu disa muaj para zgjedhjeve vendore tashmë sqarohet tendenca në të majtën e parlamentit bullgar. Si zakonisht Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nuk do të hyjë në koalicione. Situata në të djathtën duket ndryshe. Partia GERB, e cila tani qeveris në koalicion me Bllokun e Reformatorëve të së djathtës, do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore pa përkrahjen e ndonjë partie tjetër. Bile është e bindur se do të fitojë në mënyrë bindëse. Blloku i Reformatorëve dhe Fronti Patriotik janë gati do ta përkrahin GERB-in në raundin e dytë në rajone, ku jetojnë përfaqësues të minoriteteve. Por pavarësisht nga pozitat e shprehura akoma nuk është e qartë tabloja e zgjedhjeve vendore dhe ajo mund të ndryshohet krejt. Zgjedhjet vendore në kushtet bullgare janë shumë specifike  dhe sipas sociologëve dhe akoma nuk mund të bëhen prognoza. Ajo që mund të thuhet tani është se zgjedhjet do të jenë një provë serioze për politikanët. GERB-i do të mbrojë pozitat e tij pa përkrahjen e partnerëve në qeveri. Dhe në se ai në të vërtetë fiton do të përforcojë pozitat e tij, por në se humb mund të jemi në një situatë, kur do të duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Si një formacion i ri Blloku i Reformatorëve do të qëllojë në qytetet e mëdha dhe kryesisht në Sofje, ku tradicionalisht përkrahja për të është e lartë. Për Partinë Socialiste Bullgare votimi do të tregojë a ajo do të mund të rikthejë pozitat e saj të humbura gjatë zgjedhjeve të fundit. Kështu akoma në fund të pranverës kemi të gjitha premisat për një konkurrim të ashpër parazgjedhor.   

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD