Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarë po konkurrohen për pjesëmarrje në një nga festivalet më të mëdha të muzikës metal “Wacken”

БНР Новини
Foto: Full circle

Rrethi gjithmonë ka qenë simboli i tërësisë dhe integritetit. Ai është ndër elementet më të përhapura të simbolikës mitologjike që shpreh ndjenjën e unitetit. Që nga fillimi i punës së tyre të përbashkët kjo është ndjenja kryesore për pesë muzikantët e grupit “Full cirkle”. Sipas tyre shijet e ndryshme nuk janë pengesa në rrugën e suksesit.

“Parapëlqimet tona të ndryshme, për sa u përket stileve, bëjnë kështu që të bashkohemi më fortë rreth një tendence muzikore – është i mendimit Jamie Rashed (Xhejmi Rashed) – vokalisti i grupit. Tërë ditën ne dëgjojmë stile të ndryshme të muzikës rok. Kështu bashkojmë idetë tona dhe krijojmë tingëllimin tonë të posaçëm. Tani për tani muzika, të cilën krijojmë, pasqyron veten tonë. Pas dy vjetësh mund të marrim një drejtim krejt të ndryshëm.”

Anëtarët e bandës “Full cirkle” janë Dan Valentino (kitarë), Aleks Valeriev (kitarë), Anton Piperov (kitarë bas), Zhivodar Dimitrov (perkusione) dhe vokalisti Xhejmi Rashed, cili është në grup prej tre vjetësh.

Këtë vjeshtë muzikantët do të prezantojnë albumin e tyre të parë. Në të janë përfshirë kënga vetëm me tekste angleze. Muzikantët janë bindur se adhuruesit e tyre dëgjojnë edhe grupe të tjera, të cilat krijojnë në gjuhën e Shekspirit. “Më e rëndësishmja është që të ndiesh muzikën se sa të kuptosh gjithçka që këndohet” – është argumenti i vokalistit të bandës, i cili është autor i teksteve.

“Shumica e këngëve janë interpretime të lira. Kështu është edhe me tekstet. Secila sjell ndonjë ndjenjë të veçantë, kemi dhe kënga me tema sociale. Kur shkruaj tekstet frymëzohem nga jeta dhe nga gjërat që provokojnë interesin tim. Kur e dëgjoj muzikën, në kokën time menjëherë fillon të tingëllojë ndonjë tekst, ndonjë emocion. Për mua është me rëndësi që pjesa muzikore të jetë e mirë. Në se baza e një kënge – melodia, nuk është e mirë, atëherë teksti nuk mund t’i arrijë dëgjuesit.”

Për të ruajtur tingëllimin e albumit kështu, siç ata vetë dëshirojnë, muzikantët e kanë marrë vendimin të mos përdorin një producent të jashtëm. Ata vetë popullarizojnë muzikën e tyre ndërmjet rrjeteve sociale. Pyetjes, a përpiqen të mbeten larg komercializmit, apo e pranojnë si një e keqe e domosdoshme, Dan Valentino i përgjigjet:

“Amerikanët nga grupi “Alter Bridge”janë shembulli më i mirë për arritjen e bilancit nga pikëpamja e komercilaizmit. Në albumet e tyre ka këngë, të cilat mund të jenë interesante për të gjithët. Por 90% të krijimtarisë së tyre mbetet autentike, kështu siç ata dëshirojnë. Përpiqemi që muzika të mos perceptohet me lehtësi, por njëkohësisht të jetë e kuptueshme nga shumë njerëz.”

Aktualisht vëmendja e “Full cirkle”-it është drejtuar tek konkursi Jagermeister – Kavarna Battle of the bands (beteja e bandave). Ai jep mundësi që grupe të reja të përfshihen në festivalin e 10-të jubilar të muzikës rok. Ai është më i madhi në Bullgari dhe zhvillohet rregullisht në qytetin bregdetar Kavarna. A do të interpretojnë atje, djemtë do të kuptojnë gjatë muajit maj. Por kjo nuk është sfida e vetme para tyre. Ata duhet të fitojnë një betejë të muzikës metal. Çmimi do të jetë pjesëmarrja e tyre në festivalin më të madh të muzikës së rëndë në botë “Wacken” (ai e mban emrin e fshatit, në të cilin ai zhvillohet në Gjermani Veriore). “Full cirkle” është një nga bandat, të cilat kanë arritur finalin e selektimit bullgar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Nëse është e nevojshme"

Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..

botuar më 25-02-07 6.05.PD

Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste

Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..

botuar më 25-02-06 8.20.PD

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD