Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Francezi Didie Tallpen – midis diplomacisë dhe dirigjimit

БНР Новини
Foto: Bllagorodna Georgieva

Më 28 maj në skenën e Operës së Sofjes do të jetë premiera e operës “Gjahtarët e margaritarëve” nga Zhorzh Bize. Regjisor i shfaqjes është profesori Svetozar Donev ndërsa dirigjent do të jetë diplomati francez dhe muzikant Didie Talpen. Ky njeri është tepër i pasionuar ndaj repertorit operistik francez dhe tashmë dirigjoi në Bullgari operën “Robert Djalli” nga Xhakomo Majerberg në Operën Kombëtare të Sofjes, “Konti Ori” nga Xhoakino Rosini në Operën e qytetit Varnë, “Elena e Bukur” në Teatrin Muzikor e të tjerë. Në kuadrin e Festivalit Veror në qytetin Pllovdiv u përfshi në realizimin e versionit skenik të operës “Gjahtarë të margaritarëve” nga Zhorzh Bize me pjesëmarrjen e sopranos Irina Zhekova dhe disa këngëtarë francezë.

Didie Tallpen mësoi flaute, fagot, analizë muzikore dhe muzikë të dhomës, si dhe dirigjim në Konservatorin Kombëtar Francez dhe në Fondacionin “Jehudi Menuhin”. Që kur ishte 18 vjeçar për herë të parë doli në skenë që të drejtojë një koncert në Parisë. Është specialist i njohur në fushën e muzikës së shekujve XVIII dhe XIX. Për premierën e ardhshme të operës “Gjahtarë të margaritarëve” Didie Tallpen rrëfen:

“Zhorzh Bize ka afro 10 opera. Doemos “Karmen” është me popullaritet më të madh dhe ndoshta për këtë është në repertorin e të gjitha teatrove operistike. Doemos është edhe ndër më të dashurat nga publiku të mbarë botës. Përsa i përket operës “Gjahtarë të margaritarëve”,  ai e kompozoi që kur ishte 25 vjeçar. Premiera ishte në teatrin “Lirik” të Parisit dhe pas disa spektakleve, vepra u hoq nga repertori... Pavarësisht nga ky fakt subjekti tërheq vëmendjen e admiruesve të operës edhe më sot. Dhe mendoj, se shkak për këtë është miqësia e vërtetë, dashuria, dramatizmi dhe emocionet e shumta midis personazheve kryesore Nadir, Zurga dhe Lejlla... Si kompozitor Bize ka një stil origjinal dhe meloditë janë marka e tij e afirmuar. Nuk mund të them, se ky është një kompozitor, veprat e të cilit janë të lehta për ekzekutim dhe interpretim. Në fakt kompozimet e tij përbëjnë një sfidë ndaj orkestrave dhe dirigjentëve. “Gjahtarë të margaritarëve” është një opera e mrekullueshme. Bashkëpunojmë me dirigjentit Valentin Spasov dhe është një kënaqësi të punohet me të dhe me orkestrën.”

Këtu është vendi të përmendin, se “Gjahtarë të margaritarëve” është një nga operat e preferuara të profesorit Svetozar Donev – regjisori i shfaqjes së 28 majit. “Në shfaqjen e parë të vitit 1980 më pushtoi ekzotiku i subjektit dhe lidhjet e çuditshme midis heronjve, të cilat ngandonjëherë më dukeshin arkaike. Sot kam një qëndrim krejt të ndryshëm ndaj kësaj opere” – rrëfen regjisori. “Gjahtarë të margaritarëve” tani vihet për herë të tretë në skenën e Operës së kryeqytetit. Didie Tallpen ishte këshilltar i çështjeve kulturore pranë Ambasadës së Francës në Bullgari dhe drejtor i Institutit Kulturor Francez në Sofje, në periudhën 2010 – 2013. Për ekspozitën “Epopeja e mbretërve trakë” në Louvrin ai tha:

“Ky është një projekt tepër i bukur, i cili nuk e ka shokun. Gëzohem se kisha mundësinë të isha pjesë e ekipit që e realizoi”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festat unike të operës dhe baletit në Stara Zagora fillojnë më 21 nëntor

Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë..

botuar më 25-11-19 8.00.MD
Janka Selimi

Janka Selimi nderohet me Çmimin e Karrierës në Panairin e 28-të të Librit në Shqipëri

Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere , nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në..

botuar më 25-11-17 2.20.MD

“Made in EU” i Stefan Komandarev fitoi çmimin në Festivalin e Filmit Arras në Francë

Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe..

botuar më 25-11-17 11.41.PD