Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjyshet dhe gjyshërit lundrojnë në internet

БНР Новини

A e përfytyroni një gjyshe, e cila lundron nëpër hapësirën virtuale ose gjyshin i cili shkruan dhe flet me nipin e vet në Skajp? Dhe pse jo? Një eksperiment 2 vjeçar, i bërë prej studiuesve britanik, saktëson se, komunikimi i njerëzve të moshuar në rrjetin social ndikon pozitivisht mbi shëndetin e tyre psikik. Tek ne po kështu nuk mungojnë entuziastë në një moshë pak të avancuar, të gatshëm të njihen me botën virtuale dhe me teknologjitë moderne. Motivi i tyre kryesor, kuptohet se, është të mësohen të komunikojnë në mënyrë më efektive me të afërmit e vet, të cilët jetojnë jashtë kufirit. Një shans të ngjashëm u jep iniciativa “Dhuro orë” të shoqërisë “Dije” që merret me arsimin formal dhe joformal të njerëzve të moshuar.

“Ideja erdhi nga fakti, se ne saktësuam sesa e ndërlikuar është për njerëzit, të cilët nuk janë rritur me kompjuterët dhe me telefonat mobil, të hyjnë në teknologjitë e reja, çfarë frikash dhe çfarë barriera kanë- thotë Mariana Manukjan, kryetare e organizatës joqeveritare. Vendosëm, se duhet tu zgjasim dorë për ndihmë dhe doli se, kemi kapur pulsin dhe se ky grup i njerëzve pak të moshuar ka një nevojë mjaft të madhe nga një përkrahje e tillë. Ja kushtuam këtë iniciativë 25 vjetorit të shoqërisë “Dije” dhe shpallëm se kërkojmë vullnetarë, të cilët tu japin mësim njerëzve të moshuar. Arsimi është krejtësisht falas, kurse vullnetarët dhurojnë një orë nga koha e tyre e lirë, që të mund tu ndihmojnë atyre që kanë dëshirë.”


Iniciativa është e drejtuar drejt njerëzve mbi 65 vjeç, të cilët tanimë janë jashtë tregut të punës dhe për ta nuk ka asnjëfarë mundësish për arsim. Që nga nëntori i vitit 2014, kur starton iniciativa “Dhuro orë” deri tani, në orët e caktuara janë përfshirë mbi 250 veta. Më i moshuari mes tyre është një gjysh në moshën 87 vjeçe. Kurse rreth 40 janë vullnetarët, kryesisht të rinj-student dhe nxënës. Kurse është për 6 javë, kurse grupet janë të vogla, nga 4-5 veta, që ti kushtohet një vëmendje individuale çdo njërit. “Më vjen shumë mirë të punoj me këta gjyshër dhe gjyshe. I quajt kështu, sepse janë në moshën e gjyshit dhe të gjyshes time. Çdo herë ata janë shumë mirënjohës dhe e përmbushin zemrën time. Prandaj nuk ka sesi të mbetem indiferente”, na tregon Petja Brashnikova motivet e veta për tu përfshirë si vullnetare në iniciativën “Dhuro orë”.Kurse për mësimet e saj me ta ajo tregon:

“Niveli i tyre është mjaft i ndryshëm. Disa prej tyre nuk kanë asnjëfarë njohjesh sesi të punojnë me kompjuter dhe fillojmë nga kjo sesi mbahet miu. Shumë prej tyre e kanë kapur mbrapsht ose nuk e shikojnë fare në ekran. Formohen situata të ndryshme zbavitëse. Në momente të caktuara bile sikur frikësohen pak nga teknika e re. Por në fund, qetësohen, shikojnë rezultatin nga përpjekjet e bëra. Përveç kësaj ka disa të cilët janë pak më të përparuar dhe atyre u tregoj Skajpin, Fejsbukun. Ka njerëz të cilët më thonë: “Moj vajzë, dua të shikoj Grigor Dimitrovin është me Sharapovën apo jo!” U tregoj sajte të ndryshme, i mësoj sesi të kërkojnë informacion për njerëzit e njohur, ose dhe histori pikante. Për ta kjo ka një interes dhe synojmë tu përgjigjemi dëshirave të tyre. U është shumë e dobishme, kur ju tregojmë sesi punon tabloja virtuale për orarin e transportit urban në Sofje. Janë të kënaqur se mund të saktësojnë se kur do të vijë autobusi, që të mos të presin gjatë në diell ose dhe në të ftohtë.”


Del se, shumë nga kursistët e moshuar janë po kaq të ndezur si dhe nipërit e tyre pas rrjetit social. “Duan të mësojnë sesi mund të vendosin foto, si të dëgjojnë muzikë ose të dërgojnë ftesa në Fejsbuk për miqësi”, tregon Petja. Në Fejsbuk faqen e shoqërisë pjesa më e madhe prej tyre nuk lenë pa përmendur rastin për të shprehur falënderimin e vet për mundësinë e dhënë të zbulojnë një botë të re për ta. “Të dashur mësues, një faleminderit të madhe për punën, të cilën e bëni për ne, gjyshet tuaja. Çdo herë kur lidhem me fëmijët e mi jashtë shtetit, do të mendoj dhe do të kujtohem për ju me ndjenja nga më të mirat dhe do tu bekoj. Ju uroj të jeni gjithmonë po kaq të hapur dhe të përkushtuar dhe mund të jeni të sigurt, se ajo që bëni do tu kthehet njëqind herë.” Kështu ka shkruar Krasimira Conkova.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotot janë të dhëna nga shoqëria “Dije”


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD