Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jo vetëm mensë për të varfrit, por një vend që lind shpresë

БНР Новини
Foto: Silvija Petrova

Në vitin 1999 më 21 nëntor, kur shënojmë Hyrjen në tempull të Hyjlindëses Mari në sheshin para kishës “Shën Profet Elia” në lagjen “Druzhba” të kryeqytetit bullgar një grup të rinjsh, të cilët frekuentojnë kishën, organizuan një mensë sociale. Pas një periudhe të përgatitjes, kur mblidhnin para, dru dhe ide, më 9 janar të vitit 2000 mensa për persona në nevojë hapi dyert për herë të parë. Atëherë 35 njerëz morën ushqim. 16 vjet më vonë çdo të dielën në të njëjtën vend 400 të varfër dhe të pastrehë marrin ushqim dhe gjatë kësaj kohe asnjëherë mensa nuk ka mbetur pa produkte.

Moni Marinov, i cili është ndër organizatorët e nismës edhe sot përgjigjet për këtë veprimtari na tregoi për njerëzit, të cilët përdorin shërbimet e mensës:

“Vijnë njerëz të ndryshëm – gjysha dhe gjyshe me pensione të ulëta, njerëz të sëmurë, lypës, familje në nevojë. Vijnë edhe emigrantë, refugjatë, njerëz nga rajone më të larguara – për shembull për të marrë ushqim të ngrohtë këtu vijnë njerëz nga Berkovica, Septemvri (në rajonin e qytetit Plovdiv). Para pak kohe kishim një familje me 7 fëmijë, të cilët flinin në një stacion autobusësh. Ne nuk kthejmë asnjëri. Kur kemi mbaruar ushqimin e ngrohtë shpërndajmë produkte të tjera – për shembull pako me oriz, nuk refuzojmë ndihmë. Të dielën sa njerëz vijnë tek ne, aq marrin ushqim. Aktualisht nuk kemi nevojë për produkte ushqimore, kemi mjaft për disa muaj. Natyrisht duhet të plotësojmë rezervat tona periodikisht, sepse 400 persona çdo javë – kjo është një shifër e madhe.”

СнимкаTani për tani problemet kryesore e organizatorëve janë lidhur me mungesën e parave për plotësimin e kushteve të ashpra higjieno-sanitare të parashikuara në ligj. Mensa sociale nuk disponon me buxhet të vet, të gjitha mjetet financiare vijnë nga dhuruesit. Dhe pavarësisht nga kjo:

“Për ne është me rëndësi kjo se çdo të dielën 400 veta marrin jo vetëm një drekë të ngrohtë, por një pako me ushqim që mjafton për tërë ditën. Shumë gjyshe dhe gjysha përdorin këtë ushqim 3-4 ditë. Në këtë pako ka 700 ml ushqim të ngrohtë, një sandviç me tri qofte apo tre qebapë, bukë, fruta, shpeshherë ka edhe qumësht.”

Detyrat e Monit dhe të vullnetarëve nuk përfshijnë vetëm përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit të ngrohtë. Përveç me veprimtari sociale në këtë kishë merren edhe me arsim – ka një shkollë të së dielës, botojnë një gazetë, zhvillojnë shumë fushata bamirëse.

Снимка“Ne kemi një organizatë shumë të mirë dhe pavarësisht se gjithçka kryhet vullnetarisht, hierarkia dhe përgjegjësitë janë përcaktuar në mënyrë të qartë. Kemi tri ekipe të ndryshme. Njëri është Qendra jonë arsimore, ku punojnë 20 veta, të cilët merren me sajtin tonë të internetit, me faqen e kishës në facebook, me botimin e gazetës çdo javë. Ekipi i dytë është Qendra për punë me njerëzit. Ata, të cilët punojnë atje vazhdimisht organizojnë fushata bamirëse. Për shembull, aktualisht mbledhim topa sportivë. Dhuruam topa për një shkollë speciale në qytetin e Velingradit (Bullgari Jugore) dhe kështu lindi ideja që të ndihmojmë më shumë shkolla bullgare. “Dhuro batanije” ishte një fushatë tjetër e madhe. Gjysma e njerëzve, me të cilët punojmë janë të pastrehë dhe flenë në vende të ndryshme. Për këtë arsye batanija është shumë e vlefshme për ta. Çdo të dielën merremi me fëmijë, të cilët kanë nevojë për përkrahje shpirtërore dhe për mësime shkollore sepse shumë prej tyre nuk frekuentojnë shkollë. Përpiqemi t’i ndihmojmë ata jo vetëm me veshje. Para pak kohe një fëmijë i tillë mori si dhuratë një kompjuter. Kuptohet se nuk ishte i ri, por për këtë fëmijë dhurata ishte një ëndërr e plotësuar. Ekipi ynë kryesor punon në mensë. Puna atje fillon akoma të shtunën dhe pastaj vazhdon gjatë tërë ditës së diel. Është e rënde dhe për këtë arsye organizojmë grafikun kështu që njerëzit të punojnë vetëm një fundjavë në muaj.”

СнимкаNë kuzhinë punojnë kryesisht njerëz të rinj. Sipas tyre secili është i mirëseardhur dhe gjithmonë përfundojnë punë me emocione pozitive. Shumica e të varfërve që vijnë në kishë të dielën jetojnë në vetmi dhe vijnë jo vetëm për ushqimin e ngrohtë, por edhe për kontaktet sociale, kërkojnë dhe ndiejnë kujdesin e vullnetarëve. Ja se çfarë tjetër tha Moni:

“Çdo një shtëpi e Krishtit është shtëpia e shpresës, ky është kuptimi i kishës, ky është kuptimi i misionit tonë – besimi, shpresa dhe dashuria. Besimi tek Zoti ynë, besimi ynë ortodoks është ai që na bën më të mirë, më të fortë dhe është ai që na bashkon. Pa besim jemi të dënuar nga fati edhe si komb, edhe si shtet.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Numri i llogarisë së Vëllazërisë Ortodokse pranë kishës “Shën Profet Elia”

BG18UBBS80021028946640BGN

Titullar i llogarisë është kryetari i kishës z. Emilijan Kostadinov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Spas Tashev

Dr. Spas Tashev prezanton një hulumtim të ri mbi diasporat bullgare në Shqipëri dhe Kosovë

Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..

botuar më 25-04-23 6.10.PD
Papa Françesku

Reagimet në Bullgari pas vdekjes së Papës Françesku

“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..

botuar më 25-04-21 1.22.MD
Mitropoliti Grigorij i Vracës

Gjatë Javës së Ndritshme lavdërojmë Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëreshën Mari

Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..

botuar më 25-04-21 11.01.PD