Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rruga drejt shëndetit – fushata “Lëviz dhe fito” nis me një shëtitje deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”

Foto: Shoqata turistike Trapezica

Me një shëtitje pranverore deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”, dhjetëra entuziastë dhe dashamirës të natyrës do të nisin edicionin e 44-t të fushatës “Lëviz dhe fito”. Shëtitja e parë do të zhvillohet më 3 maj me pikë grumbullimi – Ura e Peshkopit në Veliko Tërnovo

Rruga është e lehtë dhe përshkruhet për rreth tre orë, ndërsa muaji maj është koha më e përshtatshme për ecje në këtë zonë, sepse bozhurat e egra lulëzojnë dhe mbushin ajrin me aromë të paharrueshme.

Deri në fund të muajit do të ketë edhe dy shëtitje të tjera – drejt Manastirit të Shpërfytyrimit të Krishtit (më 17 maj) dhe drejt zonës piktoreske Ksilifor (më 31 maj), ku do të mbahet festa tradicionale sportive. Këtë vit, fituesit e disiplinave sportive-turistike do të marrin diploma dhe çmime, ndërsa për të gjithë nxënësit është përgatitur një shorte argëtues dhe edukativ kushtuar Ditës Botërore pa Duhan (31 maj), njofton BTA.

Vullnetarët e shoqatës “Trapezica” mirëmbajnë mbi 250 km shtigje të shënuara në rajon, duke pastruar dhe vendosur tabela. Në vitin 2024, në të dyja fazat e fushatës “Lëviz dhe fito”, e cila përkon edhe me fushatën për lënien e duhanit, kanë marrë pjesë mbi 500 persona të moshës nga 4 deri në 88 vjeç.


Përpiloi: Veneta Nikollova

Foto: Shoqata turistike “Trapezica” 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..

botuar më 25-09-15 6.20.PD