Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti po përgatit masa të reja kundër terrorizmit

Foto: BGNES

Qeveria bullgare e motivuar nga sfidat më të reja të terrorizmit dhe nga thirrjet këmbëngulëse ndërkombëtare për luftë pa kompromise kundër tij, gjatë kësaj jave bëri hapa të rinj në shtrëngimin e masave kundër kësaj dukurie nëpërmjet propozimeve për ndryshim në ligjin për dokumentet personale. Ndalimi mbi udhëtimin e shtetasve bullgarë jashtë shtetit tashmë do të bëhen me urdhër të Shefit të Agjencisë Shtetërore “Siguri Kombëtare” (DANS) dhe jo siç ishte deri tani nga Ministri i Punëve të Brendshme. Transferimi i kësaj përgjegjësie nga ministri tek shefi i agjencisë  supozon, se masa mund të ndërmerret vetëm në qoftë se  ka kërcenim të vërtetuar nga Shërbimet speciale për sigurinë kombëtare pa pasur nevojën e sanksionit politik. Përveç kësaj, sipas projektit, në prani të të dhënave, se jashtë shtetit personat e sanksionuar do të merrnin pjesë në akt terrorit ose në stërvitjen e terroristëve. Deri tani  legjislacioni kombëtar parashikonte masa para së gjithësh për aktivitete terroriste dhe veprimtari të lidhura me to në territorin e vendit si p.sh. krijimi, drejtimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste; përgatitja e akteve terroriste, nxitja për kryerjen e akteve të tilla dhe financimi i terrorizimit. Me masat e reja kabineti në fakt e shtron vetes synimin për kufizimin e mundësive për eksport të terrorizimit dhe kjo forcon angazhimin e vendit në luftën globale kundër fenomenit. Në rast të dyshimit për terrorizëm DANS do të mund të ndalojë gjithashtu nxjerrjen e vizave dhe zgjatjen e afatit të qëndrimit të të huajve në vend dhe për arsyet e tij do të informojë Sistemin Informativit të Shengenit. Dikush ndoshta do të thotë, se masat e parashikuara të reja kundër terrorizimit janë shumë të ashpra dhe kufizojnë lirinë e lëvizjes, por ato janë në përputhje të plotë me thirrjet dhe rekomandimet e OKB në këtë sferë. Masat mund të ishin edhe më të ashpra, në qoftë se zbatohej  një propozim tjetër, bërë para pak kohe nga DANS për inkriminimin ligjor të  predikimit ë islamit radikal. Materia është shumë e ndjeshme dhe delikate që të mund të zgjidhet nga një herë, por qeveria është e ndërgjegjshme për këtë.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bosilegrad të Serbisë diskutuan për temën e të ashtuquajturit "komb i shopëve"

Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..

botuar më 25-02-19 9.42.PD

Andrej Novakov nga Parlamenti Evropian: Bullgaria është një faktor i pashmangshëm në rajon

Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..

botuar më 25-02-18 1.07.MD

Më pak se 1/3 e bullgarëve presin ndryshime pozitive nga qeveria e re në SHBA

Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..

botuar më 25-02-18 11.19.PD