Siç dihet simfonia e nëntë e Beetovenit u bë himni i Bashkimit Evropian në vitin 1971, por në variantin e saj instrumental. Në eksperimentet e tyre pjesëmarrësit duhej të përdornin variantin vokal të veprës së shquar, duke e ndryshuar atë sipas dëshirave të veta. Në gjysmëfinale morën pjesë 10 spote, të zgjedhura me anë të votimit në internet. Një juri, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Komitetit dhe të medieve saktësoi klasifikimin final. Konkursi nuk kishte rregulla specifike për moshën apo profesionin e pjesëmarrësve, vetëm duhej të ishin amatorë. Ideja ishte popullarizimi i vlerave evropiane dhe i veprimtarisë së Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian. Shumica e kandidatëve treguan imagjinatë të pasur. Kishte projekte të përpunuara me më shumë para, të tjera – me më pak. Rezultati ishte i mirë – mesazhe të mprehta dhe të gëzueshme, të drejtuara në kuadrin e disa minutave – nganjëherë naive dhe jo të përsosura, por të sinqerta.
Svilena mësoi për konkursin nga drejtoresha e shkollës së saj Magdalena Atanasova. Për disa ditë ajo saktësoi koncepcionin e vet, krijoi skenarin dhe organizoi xhirimin e videos me buxhet të ulët.
“Jam 15 vjeçare dhe studioj në gjimnazin “Pejo Javorov” në Silistra – u prezantua ajo. – Merrem me muzikë që nga mosha 6-vjeçare. Që nga fillimi jam pjesë e formacionit muzikor “Do Re Mi” të pedagoges Bonka Skorçelieva. Për mua pjesëmarrja në këtë konkurs ishte një sfidë e vërtetë dhe unë prezantova interpretimin tim të “Odës së gëzimit”. Sipas rregullave të konkursit interpretimi duhej të ishte të ndonjë grupi vokali apo kori. Morën pjesë 70 vepra nga tërë Evropa dhe për këtë arsye jam shumë e lumtur se juria na zgjodhi. Vendin e parë e zuri grupi gjerman “Delta Q”, vendin e dytë – spoti spanjoll “Only Words” (Vetëm fjalë). Interpretuesit e tyre nuk kishin mundësi të pranoheshin në ceremoninë e dorëzimit të dekoratave dhe për këtë arsye unë e kisha nderin të interpretoja “Odën e gëzimit”. Atmosfera në Bruksel më pëlqye shumë. Atje u takova me shumë persona interesante, krijova kontakte të reja.”
Svilena ishte ndër solistët më të rinj në konkurs. Çmimin e dorëzoi Jane Morrice – zëvendëskryetarja e Komitetit. Juria shpjegoi se projekti i Svilenës ishte zgjedhur sepse kombinacioni i timbrit të saj specifik me tingëllimin e grupit vokal është shumë mbresëlënës. Ideja e videos gjithashtu është interesante. Në pjesën e parë të videos shoqërimi është i grupit vokal. Në pjesën e dytë solistja shoqërohet nga një formacion vajzash. Në fund – të gjithët këndojnë së bashku si simbol i bashkimit dhe mirëkuptimit. Një përshtypje të madhe ka bërë zëri i solistes – i trashë, specifik, me ultësira të habitshme. Kjo është dekorata e dytë për Svilenën për këtë vit. Disa ditë para dorëzimit të dekoratës në Bruksel, ajo mori çmimin “Çelësi i artë” të konkursit ndërkombëtar të këngës frankofone, të organizuar nga Aleanca Franceze (Alliance française) e qytetit të Plovdivit. Ajo ka shumë punë për të bërë, por hapat e para janë kryer dhe ajo tashmë është më afër ëndrrës së saj – të bëhet këngëtare profesionale të muzikës pop dhe xhaz.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit,..